Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protestat pro-palestineze mund të ndikojnë në zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë

2024/05/06 at 4:34 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestat pro-palestineze mund të ndikojnë në zgjedhjet e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë

Megjithëse janë hequr tendat në shumë prej universiteteve, protestuesit pro-palestinezë në Shtetet e Bashkuara nuk po heqin dorë nga qëndrimi i tyre. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, analistët thonë se vazhdimi i protestave mund të ketë ndikim në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Policia arrestoi të shtunën mbi 20 demonstrues pro-palestinezë dhe hoqi tendat e tyre në Universitetin e Virxhinias. Por skena të tilla duket se nuk po i dekurajojnë protestuesit. Ata po i shprehin kërkesat e tyre nëpër ceremonitë e diplomimit në shtete si Miçigani.

Të martën policia e Nju Jorkut nxori nga ndërtesa e Universitetit Columbia protestuesit pro-palestinezë. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, foli në emisionin “This Week” të kanalit ABC. Ai tha se organet e rendit do të sigurojnë që qetësia të mbizotërojë gjatë ceremonive të diplomimit.

“Ne do të bëjmë punën tonë. Nëse universitetet vendosin të diplomojnë studentët, për të festuar një përvojë të bukur me familjet e tyre, ne do të sigurohemi që kjo të bëhet në mënyrë paqësore”.

Presidenti Joe Biden foli të enjten për protestat. Bashkëkryetari i fushatës për rizgjedhjen e presidentit, Mitch Landrieu, foli të dielën në emisionin “State of the Union” të kanalit CNN, për të nënvizuar mesazhin kryesor të Presidentit Biden.

“Të gjithë kanë të drejtë të protestojnë, por në rrugë paqësore. Nuk ka vend për protesta të dhunshme. Nuk ka vend për antisemitizëm dhe islamofobi”.

Kandidati i pritshëm republikan për president, Donald Trump, përsëriti kritikat e tij ndaj demonstratave pro-palestineze. Ai shkroi në median e tij sociale se: “Bideni është arsyeja kryesore për të gjitha këto protesta të tmerrshme”.

Eksperti i shkencave politike, Michael Traugott, thotë për Zërin e Amerikës se kjo është një strategji politike që po përdor ish-prsidenti për të fituar mbështetjen e publikut.

“Ai dëshiron që protestuesit, përfshirë studentët, të arrestohen dhe të largohen nga universitetet. Por ai nuk e kupton ose nuk dëshiron ta pranojë se presidenti ka kontroll të kufizuar për këto veprime”./VOA

Por vazhdimi i protestave mund të ketë ndikim në zgjedhjet e nëntorit, thotë zoti Traugott.

“Protestat në përgjithësi favorizojnë Donald Trump-in sepse bien ndesh me pikëpamjet e një pjese të madhe të mbështetësve të tij. Ka gjasa që kjo ta rrisë pjesëmarrjen e mbështetësve të tij në votime. Nga ana tjetër, mund të ulë pjesëmarrjen e të rinjve, kryesisht demokratë, që do të votonin për zotin Biden”.

Pritet që Presidenti Biden të flasë mbi përpjekjet për të luftuar antisemitizmin gjatë një fjalimi të rëndësishëm të martën në Muzeun e Holokaustit.

Këtë javë, zoti Trump do të jetë i zënë me seancat gjyqësore në lidhje me akuzat penale në gjykatën e Nju Jorkut, si dhe përgatitjet për një tubim të ri të fushatës në Nju Xhersi më 11 maj./VOA

Ju sugjerojmë

Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan
Kronikë

Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan

14 Tetor, 2025 11:00 am
“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron
Bota

“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron

14 Tetor, 2025 10:55 am
Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë
Aktualitet

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë

14 Tetor, 2025 10:19 am
NATO nis stërvitjet bërthamore
Bota

NATO nis stërvitjet bërthamore

14 Tetor, 2025 10:08 am
Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali
Bota

Policia ndërhyn për t’i dëbuar, banorët lënë gazin hapur, vriten 3 oficerë në Itali

14 Tetor, 2025 9:10 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Në kërkim për vrasje, arrestohet nga policia Aldo Avdyli

14 Tetor, 2025 8:59 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 14 tetor 2025

14 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

14 Tetor, 2025 8:00 am
Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro
-U tha në Opinion

Parashikoi rezultatin e saktë të ndeshjes Serbi-Shqipëri, çfarë fitoi Viola Spiro

13 Tetor, 2025 11:17 pm
Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac
-U tha në Opinion

Duka rrëfen se çfarë i tha Sylvinhos pas mposhtjes së Serbisë në Leskovac

13 Tetor, 2025 11:03 pm
Para
Presidenti Begaj takon Papa Franceskun në Vatikan

Presidenti Begaj takon Papa Franceskun në Vatikan

Tragjedia në Shkodër/ Balla: Dyshohet se trupi i nënës dhe djalit ndodhen po në zonën ku…

Tragjedia në Shkodër/ Balla: Dyshohet se trupi i nënës dhe djalit ndodhen po në zonën ku…

Sarandë/Sherr me sende të forta në ambientet e një lokali, policia shpall në kërkim 44-vjeçarin

Sarandë/Sherr me sende të forta në ambientet e një lokali, policia shpall në kërkim 44-vjeçarin

TE FUNDIT

Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan

Armë pa leje, jelekë policie dhe radio, 14 të arrestuar në Elbasan
14 Tetor, 2025

14 persona janë arrestuar në Bradashesh të Elbasanit për armëmbajtje pa leje. Uniformat blu sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe...

Lexo më shumë

“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron

“Do ta shohësh çfarë do të ndodhë”, media britanike: Trump përplaset me Macron
14 Tetor, 2025

Një shtrëngim duarsh mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit francez Emmanuel Macron në samitin e paqes për Gazën në...

Lexo më shumë

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë

Rama publikon shifrat, rekord vizitorësh në sitet kulturore të Shqipërisë
14 Tetor, 2025

Shqipëria po përjeton një bum turistik në fushën e trashëgimisë kulturore dhe historike, me një numër rekord vizitorësh të regjistruar...

Lexo më shumë

NATO nis stërvitjet bërthamore

NATO nis stërvitjet bërthamore
14 Tetor, 2025

NATO ka nisur manovrat vjetore për të praktikuar mbrojtjen e territorit të aleancës me armë bërthamore. Rreth 2.000 pjesëtarë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com