Një burrë i ka vënë flakën vetes në Nju Jork gjatë ditës së sotme.
Ngjarja ka ndodhur jashtë gjykatës,në momentin kur po mbahet gjyqi për ish-presidentin amerikan Donald Trump.
Burri ndodhej në zonën e caktuar të protestës jashtë gjykatës.
Sipas mediave të huaja raportohet se I riu ka pësuar djegie të rënda.
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut është ende në vendngjarje dhe motivi i kësaj ngjarjeje është i paqartë.