Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas protestës që opozita zhvilloi sot para Bashkisë së Tiranës.
Në një postin në rrjetet sociale, ambasada e SHBA shprehet se dënon aktet e dhunës dhe shton se nuk ka vend për akte të tilla.
Ndër të tjera iu bën thirrje aktorëve politikë që të refuzojnë çdo formë dhune.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme”,-shkruhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.
Ky reagim i ambasadës vjen pas përplasjeve dhe shpërthimeve me molotov që u bënë sot para godinës së Bashkisë Tiranë./Opinion.al
🇦🇱 Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për… pic.twitter.com/MAmA4FMM7c
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) April 19, 2024