Protestuesit para bashkisë po tentojnë të hyjnë në ambientet e brendshme të bashkisë Tiranë.
Pas përplasjeve të shumta me policinë bashkiake, protestuesit kanë arritur të “çajnë’ rrethimin metalik.
Edhe pse forcat policore janë rreshtuar para godinës, disa protestues po tentojnë me forcë të shkatërrojnë rrethimin e hekurt.
Mes tyre shihet edhe deputeti i PD Flamur Noka, por edhe përfaqësues të tjerë të opozitës.