Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula teksa ka replikuar në seancën e sotme plenare është shprehur se Parlamenti është kthyer në një shtojcë e Republikës Kryeministrore, duke thënë se de facto nuk jemi më republikë parlamentare.
Ndër të tjera ai u shpreh “problemi është se nuk është çmendur njeri, por jemi çmendur të gjithë në të njëjtën kohë”.
“Ky nuk është Parlament, është një shtojcë e “Republikës kryeministrore”. Ne nuk jemi de facto “Republikë Parlamentare”, që do të thotë se çdo deputet ka të drejtë të flasë. Mënyra sesi organizohet, debatohet, por për procedurë është e kujtdo.
Do të doja t’i tërhiqja vëmendjen kryetares së Kuvendit, që është e pafalshme, që në muajin maj duhet të kishte përfunduar raportimi i institucioneve të pavarura. Por, çfarë ndodh? Problemi është se nuk është çmendur njeri, por jemi çmendur të gjithë në të njëjtën kohë”,-tha deputeti Sula.