Miliona vetë anembanë Meksikës, SHBA-së dhe Kanadasë ishin me sytë nga qielli për të dëshmuar një eklips të rrallë të plotë diellor, i cili në disa zona megjithatë u zbeh nga prania e reve.
Tokën, hija e tij e prekur fillimisht në Oqeanin Paqësor përpara se të udhëtonte nëpër Meksikë, duke e kthyer dritën e ditës në errësirë teksa turmat e njerëzve vëzhgonin fenomenin plot kureshtje. Më pas kaloi përtej kufirit në SHBA dhe solli errësirë në zona të mëdha të Teksasit, duke përfshirë qytetet e Austin dhe Dallas.
“Vura re një ndryshim të temperaturës dhe dritës. Teksa errësohej, edhe temperature sikur ishte ndryshe, por e gjithë kjo më dha një ndjesi të papritur energjie”, tha Diego Carcamo, muzikant.
“Erdhëm nga tre shtete të ndryshme këtu në Teksas për ta parë më mirë eklipsin. Unë dhe im shoq udhëtuam nga Ilinois, motra ime erdhi nga Kalifornia ndërsa kunata nga Florida. Por ia vlejti, sepse ishte e paharrueshme. Edhe pse pati disa re, shijuam çdo moment të tij”, tha Mary McClintock, mësuese.
Ky lloj eklipsi shënon momentin kur Hëna kalon midis Diellit dhe Tokës duke e mbuluar tërësisht Diellin. Spektakli i fundit qiellor i këtij lloji ishte parë në Meksikë më 1991 dhe në Kanada më 1979. Eklipsi tjetër në SHBA dhe Kanada parashikohet të kalojë në vitin 2044 dhe në Meksikë më 2052. Këtë herë eklipsi nuk mund të shihej nga Europa.
Vetëm në disa skaje perëndimore të kontinentit si në disa pjesë të Portugalisë, Spanjës, Irlandës dhe Britanisë së Madhe si dhe Islandës pati një eklips të pjesshëm. Në Gjermani mundi të shihej një eklips i plotë në gusht 1999, ndërsa eklipsi tjetër do të jetë mjaft larg, në shtator të vitit 2081.