Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Makinat elektrike, në qendër të luftës së re tregtare SHBA – Kinë

2024/04/08 at 9:06 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Makinat elektrike, në qendër të luftës së re tregtare SHBA – Kinë

Prodhimi në rritje i Kinës së makinave elektrike dhe teknologjive të tjera të gjelbra është kthyer në një betejë të re në luftën tregtare SHBA-Kinë. Këtë e nënvizojë Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen gjatë vizitës së saj pesë-ditore në Kinë, ndërsa kandidati kryesor republikan për President, Donald Trump e shfrytëzoi këtë çështje për të bërë fushatë.


Kina ka rritur ndjeshëm prodhimin e automjeteve të lira elektrike, baterive diellore dhe baterive të tjera në të njejtën kohë kur administrata e Presidentit Biden ka shtyrë para miratimin e legjislacionit që mbështet shumë prej industrive të njëjta në Shtetet e Bashkuara. Shqetësimet po rriten jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Evropë dhe Meksikë se Kina do të bëjë përpjekje të forcojë ekonominë e saj në vështirësi me një valë eksportesh që mund të dëmtojnë fabrikat në vendet e tjera.

Grupi tregtar, Aleanca për Prodhimin Amerikan, vuri në dukje në një raport të publikuar në muajin shkurt se prodhuesi kryesor kinez i automobilave BYD kishte prezantuar së fundmi një makinë elektrike SUV me çmimin “çuditërisht të ulët” prej 14,000 dollarësh. Industria e automobilave në Kinë paraqet një “kërcënim ekzistencial” për prodhuesit amerikanë të makinave, thuhet në raport.

Ish Presidenti Trump, në një tubim në fund të muajit të kaluar në Ohajo, akuzoi Kinën se po bën përpjekje të eksportojë makina në Shtetet e Bashkuara përmes Meksikës. Shtetet e Bashkuara aktualisht zbatojnë tarifën 25% ndaj makinave nga Kina. Kjo tarifë ka arritur që kryesisht të bllokojë automjetet nga ai vend, por Meksika ka marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara.

Ish Presidenti Trump premtoi se do të bllokonte importe të tilla me tarifa të reja, por sugjeroi se rizgjedhja e Presidentit Biden do të nënkuptonte shkatërrim të industrisë së automjeteve.

Çfarë fshihet pas kësaj lufte të re tregtare midis SHBA-së dhe Kinës?

CILI ËSHTË KËRCËNIMI NGA KINA?

Pas më shumë se një dekade subvencionimi për prodhuesit e saj të automjeteve, Kina ka ndërtuar një industri të madhe makinash që përbën 60% të shitjeve globale të automjeteve elektrike, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë me bazë në Paris.

Megjithatë, vlerësimet tregojnë se kompanitë kineze po prodhojnë deri në 10 milionë automjete elektrike më shumë në vit sesa mund të shesin brenda vendit, sipas Aleancës për Prodhimin Amerikan. Kjo po i shtyn ato të shesin më shumë makina jashtë shtetit. Dinamika të ngjashme ekzistojnë në industri të tjera, të tilla si bateritë diellore,dhe bateritë e tjera.

“Shqetësimi është se kinezët po krijojnë shumë kapacitete në shumë industri, duke përfshirë këtu degë të teknologjisë së re dhe nëse kërkesa e brendshme nuk rritet, ata do të kërkojnë tregje jashtë vendit”, tha Eswar Prasad, ekonomist në Universitetin “Cornell”.

SI NDRYSHON KJO NGA LUFTËRAT E MËPARSHME TREGTARE ME KINËN?

Kjo luftë është jo pak e ngjashme me të tjerat. Zyrtarët amerikanë thonë se kjo nuk është diçka e re.

Në fjalimin e të shtunës në Guangzhou të Kinës, Sekretarja Yellen nënvizoi shqetësimet e administratës së Presidentit Biden duke përmendur një vizitë të një jave më parë në Suniva, një prodhues i baterive diellore në Norcross të Xhorxhias.

Kompania “ishte e detyruar dikur të mbyllej, njëjtë siç ndodhi me kompani të tjera në industri të ndryshme, sepse nuk mund të konkurronte kundër sasive të mëdha të mallrave që Kina po eksportonte me çmime të ulura artificialisht “, tha zonja Yellen. “Është e rëndësishme që kjo të mos ndodhë më.”

Kina është tani prodhuesi më i madh në botë i baterive diellore. Suniva u mbyll më 2017, por po rifillon prodhimin me ndihmën e subvencioneve nga një ligj i miratuar nga administrata e Presidentit Biden për zvogëlimin e Inflacionit.

Importet e çelikut dhe aluminit u rritën në Shtetet e Bashkuara afërsisht një dekadë më parë, pasi qeveria e Kinës mbështeti rritjen e prodhimit pas krizës financiare globale mes viteve 2008-2009. Këto importe u goditën me tarifa në vitin 2017 gjatë administratës së Presidentit Trump. Presidenti Biden nuk i ka hequr ato tarifa.

“Ajo që është e re është se janë rritur shqetësimet rreth mbikapacitetit në disa sektorë”, thotë Brad Setser, anëtar në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë dhe ish-zyrtar i Departamentit të Thesarit në administratën e Presidentit Obama. “Kina ka ndërtuar kapacitete jashtëzakonisht të mëdha për të prodhuar bateri diellore dhe në mënyrë të ngjashme sasi të mëdha të prodhimit të baterive të tjera. Tani po fillon të eksportojë makina.”

A NUK I SUBVENCIONON EDHE AMERIKA KËTO INDUSTRI?

Po, administrata e Presidentit Biden miratoi legjislacione që kanë ofruar mbështetje financiare për prodhuesit e energjisë së pastër dhe gjysmëpërçuesve. Kina madje ka dorëzuar një ankesë tek Organizata Botërore e Tregtisë duke akuzuar se disa nga subvencionet e administratës të Presidentit Biden, për blerjet e makinave elektrike, shkelin rregullat e tregtisë.

Por një raport në vitin 2022 nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare zbuloi se subvencionet industriale të Kinës në vitin 2019 ishin dyfishi i ndihmave që kanë dhënë Shtetet e Bashkuara.

Të dy, zoti Prasad dhe zoti Setser u pajtuan se Kina subvencionon prodhimin e mallrave, por bën pak për të nxitur konsumin nga qytetarët e saj.

Ç’PRITET MË TEJ?

Momentalisht, të dyja palët kanë rënë dakord për të zhvilluar bisedime për këtë çështje. Kina megjithatë nuk është zotuar të trajtojë asnjë prej shqetësimeve amerikane, duke argumentuar se bateritë e saj të lira diellore dhe prodhime të tjera të gjelbërta po ndihmojnë botën të zhvillojë betejën e kushtueshme kundër ndryshimit të klimës.

Por qeveria në Pekin ka pranuar gjithashtu se rritja e prodhimit përtej kapaciteteve dhe blerjet e pakta nga konsumatorët janë sfida me të cilat duhet të përballet për të arritur një rritje të qëndrueshme në ekonominë e saj.

Zgjerimi i shpejtë i prodhimit të automjeteve elektrike ka shkaktuar beteja të ashpra çmimesh që pritet të largojnë disa prodhues nga kjo industri. Huang Hanquan, ekspert i politikës industriale tha se Kina ka nevojë për një koordinim më të mirë të politikave në mënyrë që të mund të inkurajojë zhvillimin e teknologjive të reja pa nxitur çdo krahinë të saj të promovojë të njëjtën industri dhe kompanitë të investojnë më tepër.

“Unë mendoj se kinezët e kuptojnë se sa të shqetësuar jemi ne për ndikimin e strategjisë së tyre industriale te Shtetet e Bashkuara, për potencialin për të përmbytur tregjet tona me eksporte që e bëjnë të vështirë për firmat amerikane të përballen me konkurrencën,” tha të shtunën Sekretarja Yellen gjatë një konference për shtypin.

“Kjo çështje nuk do të zgjidhet për një pasdite apo një muaj, por mendoj se ata e kuptuan se kjo është një çështje e rëndësishme për ne,” tha ajo./ VOA



Ju sugjerojmë

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës
Politikë

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

17 Maj, 2025 6:49 pm
Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!
Bota

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!

17 Maj, 2025 6:43 pm
Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri
Kryesore

Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri

17 Maj, 2025 6:31 pm
Para
Shefi i Rendit të Korçës i bllokon derën, në fund e padit edhe për shpifje: Më prish punë me gradat

Shefi i Rendit të Korçës i bllokon derën, në fund e padit edhe për shpifje: Më prish punë me gradat

Di Fratelli, brandi shqiptar që synon të konkurojë brandet më të mira të këpucëve europiane

Di Fratelli, brandi shqiptar që synon të konkurojë brandet më të mira të këpucëve europiane

Vuçiç-Macronit: Kosova s’ka bërë asgjë për përparimin e dialogut

Vuçiç-Macronit: Kosova s'ka bërë asgjë për përparimin e dialogut
















TE FUNDIT

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
17 Maj, 2025

Një plagosje me thikë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Durrësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur afër...

Lexo më shumë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
17 Maj, 2025

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar pasditen e sotme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit....

Lexo më shumë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
17 Maj, 2025

Rreth 1 mijë gazetarë nga e gjitha Europa mbërritën në Tiranë në 16 Maj, nga ku raportuan për një nga...

Lexo më shumë

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
17 Maj, 2025

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Zhan D’ark”, në kryeqytet ku një automjet ka përplasur një motomjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com