Një 49-vjeçar, i dyshuar si autori i grabitjes së një banese një ditë më parë në Kukës, u vu sot në pranga.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale Sh.B. vodhi një shumë parash në banesën e një 39-vjeçare, e cila pasi vuri re krimin, bëri kallëzimin në komisariat.
Pas hetimeve, u arrestua 49-vjeçari, ndërsa gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën, 19 500 lekë që dyshohet se ka grabitur dje.