Të hënën, më 18 mars 2024 në emisionin “Opinion” u trajtua tema “Kush e solli dhëndrin e Tramp në Shqipëri?”
Në pjesën e parë të emisionit u diskutua për lajmin që tërhoqi vëmendjen e mediave botërore por që kishte lidhje specifike me Shqipërinë. Statusi i Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, ish-presidenti i SHBA-ve dhe kandidatit republikan.
Kushner lajmëroi përmes një postimi dhe më pas një artikulli më të plotë që në zonën e Sazanit do të ndërtohej një resort që mund të merrte menaxhimin e Aman Hotels, një prej kompanive më të rëndësishme dhe më luksoze që bota njeh. Statusi erdhi një ditë përpara se Neë York Times të publikonte një shkrim të gjatë me investigime me tre autorë që fliste për lidhjet që Jared Kushner kishte ndërtuar në Ballkan dhe tentativën e tij për të ndërtuar në Sazan dhe në Zvërnec, më tej shkonte edhe në Beogradi por fokusi do të jetë Shqipëria.
Ai mbërriti rreth dy vjet më parë fillimisht së bashku me Ivanka Trump dhe dy fëmijët e tjerë të ish-presidentit Trump vizituan Shqipërinë, por Kushner dhe Ivanka Trump u rikthyen sërish në Shqipëri vitin e kaluar dhe qëndruan në Kep Merli në jug të Shqipërisë për më shumë se një javë, të shoqëruar nga biznesmenë vendas.
Të ftuar: Auron Tare dhe Enita Mema.
Në pjesën e dytë të emisionit trajtohet tema “Si i shpenzojnë paratë Universitetet!”
Dhe në pjesën e tretë trajtohet tema “Apartamentet, rriten çmimet, por ulen shitjet!”