Gjykata e Tiranës, ka lënë në burg 4 të rinjtë e akuzuar për vrasjen e 18-vjeçari Aureljo Dervishi, mbrëmjen e 31 marsit në Shkozë, në Tiranë.
Mësohet se gjatë seancës së sotme, ata nuk kanë folur para trupës gjykuese.
Ndërkaq, avokatët kanë kërkuar masë me afat 30 ditor deri në sqarimin se kush e ka qëlluar me thikë 18-vjeçarin, goditje që i mori jetën, por kjo kërkesë është rrëzuar nga ana e trupës gjykuese.
Sipas avokatëve ngjarja nuk ka qenë e paramenduar, por një debat i çastit që ka përfunduar me vrasjen.
Gjatë dëshmisë që kanë dhënë në polici ata kanë pretenduar se gjatë konfliktit viktima i ka qëlluar me levë, ndërsa thuhet se shkak i sherri midis tyre ka qenë një vajzë.