Momente të reja janë publikuar nga sulmi terrorist në Moskë që ndodhi më 22 mars në një sallë koncertesh.
Media TB24 ka publikuar një video ku duken disa burra të armatosur dhe të veshur me rroba ushtarake kanë hyrë në një sallë, duke shkaktuar frikë dhe tmerr tek të pranishmit.
Nga sulmi humbën jetën së paku 137 persona, mes tyre 3 fëmijë.
Pas masakrës, presidenti Vladimir Putin ka shpallur 24 marsin ditë zie. E gjithë Rusia është në zi pas sulmit në sallën e koncerteve, ku veç 137 viktimave, 180 të tjerë u plagosën.
Ndërkohë, autoritetet ruse thanë se 11 persona u arrestuan gjithsej dhe katër personat e armatosur u kapën teksa po udhëtonin drejt Ukrainës.