Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-gjeneralët amerikanë: Dështimet e administratës Biden në planifikim çuan në rënien kaotike të Kabulit

2024/03/19 at 10:03 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-gjeneralët amerikanë: Dështimet e administratës Biden në planifikim çuan në rënien kaotike të Kabulit

Dy ish-gjeneralë të lartë amerikanë, që kanë mbikëqyrur evakuimin e forcave ushtarake amerikane prej Afganistanit, teksa vendi ka rënë në duart e talibanëve në gusht të vitit 2021, e kanë fajësuar administratën e presidentit amerikan, Joe Biden për largimin kaotik.

Ata u kanë thënë të martën ligjvënësve amerikanë se mungesa e planifikimit të mirëfilltë për evakuim, dhe afatet e gabuara kohore kanë qenë dy faktorët kyçë për situatën e krijuar. Dëshmia e rrallë publike e dy gjeneralëve të pensionuar i ka shpërfaqur për herë të parë dallimet në mes të liderëve ushtarakë dhe administratës Biden, në ditët e fundit të luftës.

Dy prej dallimeve kyçe kanë qenë që ushtria ka këshilluar që SHBA-ja t’i mbajë të paktën 2.500 ushtarë në Afganistan për të garantuar stabilitetin, dhe dyshimi që Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) nuk e ka marrë me kohë vendimin për evakuim.

Deklaratat e tyre janë në kundërshtim me një dokument të brendshëm të Shtëpisë së Bardhë, në të cilin është thënë se vendimet e presidentit Biden kanë qenë “tejet të kufizuara” për shkak të marrëveshjeve paraprake të negociuara prej ish-presidentit amerikan Donald Trump, dhe ushtria është fajësuar për situatën, duke thënë se komandantët kryesorë kanë pasur mjaftueshëm burime për të menaxhuar evakuimin.

Në ditët e fundit të luftës janë vrarë 13 ushtarë amerikanë, si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë në aeroportin e Kabulit, teksa talibanët e kanë marrë pushtetin në Afganistan.

Mijëra shtetas amerikanë dhe afganë kanë bërë çmos që të nisen drejt SHBA-së. Në fund, ushtria amerikane ka arritur t’ shpëtojë më shumë se 130.000 civilë, para se të nisej aeroplani i fundit ushtarak prej Kabulit.

Ish-udhëheqësi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Mark Milley, dhe ish-shefi i Komandës Qendrore amerikane, gjenerali Frank McKenzie, i kanë thënë Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punë të Jashtme, se kaosi i krijuar në fund ka qenë rezultat i dështimit të DASH-it për të kërkuar evakuimin e personelit amerikan, derisa është bërë vonë.

“Më 14 gusht, është marrë vendimi i DASH-it për evakuim joushtarak, dhe ushtria amerikane është alarmuar, mobilizuar dhe është angazhuar më shpejt sesa çdo ushtri tjetër në botë”, ka thënë Milley.

Mirëpo, sipas tij, vendimi është marrë shumë vonë.

“Gabimi thelbësor, lëshimi thelbësor ka qenë afati kohor”, ka thënë Milley.

“Ka qenë shumë i ngadalshëm dhe shumë i vonshëm”.

“Urdhrat për evakuim merren prej Departamentit të Shtetit, mirëpo në javët dhe muajt para se të binte Kabuli në duart e talibanëve, Pentagoni i ka kërkuar DASH-it plane për evakuime dhe ka qenë i shqetësuar që ai nuk ka qenë gati”, ka thënë McKenzie.

“Ne kemi pasur forca në rajon prej 9 korrikut, por nuk kemi mundur të bëjmë asgjë”, ka thënë mes tjerash McKenzie, duke e quajtur kohën e marrjes së vendimit “gabimin fatal që ka krijuar atë që ka ndodhur në gusht. Besoj që ngjarjet e mesit dhe fundit të gushtit kanë qenë rezultat direkt i vonesave në inicim të evakuimeve për shumë muaj, në fakt deri kur kemi arritur ekstremin dhe talibanët e kanë marrë shtetin në duar”,-ka thënë McKenzie.

Milley ka qenë zyrtari kryesor ushtarak në atë kohë, dhe i ka kërkuar presidentit Biden që të mbahen 2.500 forca në Afganistan për t’iu mundësuar forcave speciale afgane që t’i ndalin talibanët dhe të mbajnë aktive bazën ajrore amerikane Bagram, e cila do të ofronte opsione ushtarake shtesë për t’iu përgjigjur sulmeve të talibanëve.

Biden nuk e ka miratuar planin, duke kërkuar angazhimin e rreth 650 personave për të siguruar Ambasadën amerikane. Ajo forcë e vogël në numër nuk ka qenë adekuate për të mbajtur bazën ushtarake Bagram, në të cilën kanë hyrë shpejt talibanët.

Talibanët janë në pushtet në Afganistan qysh prej largimit të SHBA-së, dhe diçka e tillë ka rezultuar në ndryshime dramatike për popullsinë, duke përfshirë humbjen pothuajse totale të të drejtave të vajzave dhe grave. Shtëpia e Bardhë ka gjetur vitin e kaluar se tërheqja kaotike është shkaktuar pasi Biden ka mundur të bëjë pak, pas marrëveshjeve të nënshkruara prej Trumpit për tërheqje të forcave./ REL

Ju sugjerojmë

Sulmohet Ministria e Jashtme e Iranit/ Raportohet për punonjës të plagosur
Bota

Sulmohet Ministria e Jashtme e Iranit/ Raportohet për punonjës të plagosur

15 Qershor, 2025 9:58 pm
Sulmet izraelite në Iran/ Shkon në 406 numri i të vdekurve dhe 654 i të plagosurve
Bota

Sulmet izraelite në Iran/ Shkon në 406 numri i të vdekurve dhe 654 i të plagosurve

15 Qershor, 2025 9:45 pm
Irani, seri tjetër sulmesh ndaj Izraelit/ Sirena alarmi në Tel Aviv e Jerusalem
Bota

Irani, seri tjetër sulmesh ndaj Izraelit/ Sirena alarmi në Tel Aviv e Jerusalem

15 Qershor, 2025 9:31 pm
“Hesht kur fëmijët flenë,jo kur vdesin”/Protesta për ‘gjenocidin’ e Izraelit në Gaza
Bota

“Hesht kur fëmijët flenë,jo kur vdesin”/Protesta për ‘gjenocidin’ e Izraelit në Gaza

15 Qershor, 2025 8:59 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore, zbardhet axhenda e ditës së Hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore, zbardhet axhenda e ditës së Hënë

15 Qershor, 2025 8:41 pm
Zyrtarë të SHBA: Trump refuzoi planin izraelit për të vrarë liderin suprem në Iran
Bota

Zyrtarë të SHBA: Trump refuzoi planin izraelit për të vrarë liderin suprem në Iran

15 Qershor, 2025 8:28 pm
Lezha me “guidën” e saj turistike
Aktualitet

Lezha me “guidën” e saj turistike

15 Qershor, 2025 8:21 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

“Jo një holokaust të II!”/Netanyahu: Goditëm Iranin se po krijonte armë bërthamore

15 Qershor, 2025 8:09 pm
Izraeli godet një aeroport në Iran/ Objektiv, një avion furnizimi
Bota

Izraeli godet një aeroport në Iran/ Objektiv, një avion furnizimi

15 Qershor, 2025 7:51 pm
Tragjike në Mat/ Ishte duke u larë në lumë, 22-vjeçari humb jetën pas zhytjes në ujë
Aktualitet

Tragjike në Mat/ Ishte duke u larë në lumë, 22-vjeçari humb jetën pas zhytjes në ujë

15 Qershor, 2025 7:31 pm
Para
“Jam malësor Made in Italy”, Kristiani nga Zvicra: Gruan e njoha në rrjete sociale, ju duka interesant

“Jam malësor Made in Italy”, Kristiani nga Zvicra: Gruan e njoha në rrjete sociale, ju duka interesant

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Mars 2024

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

TE FUNDIT

Sulmohet Ministria e Jashtme e Iranit/ Raportohet për punonjës të plagosur

Sulmohet Ministria e Jashtme e Iranit/ Raportohet për punonjës të plagosur
15 Qershor, 2025

Ministria e Jashtme e Iranit është sulmuar nga Izraeli. Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Tasnin raporton se ministria e Jashtme...

Lexo më shumë

Sulmet izraelite në Iran/ Shkon në 406 numri i të vdekurve dhe 654 i të plagosurve

Sulmet izraelite në Iran/ Shkon në 406 numri i të vdekurve dhe 654 i të plagosurve
15 Qershor, 2025

Në 406 ka shkuar numri i të vdekurve në Iran nga sulmet izraelite. Ndërkohë sipas ministrisë së Shëndetësisë së Iranit,...

Lexo më shumë

Irani, seri tjetër sulmesh ndaj Izraelit/ Sirena alarmi në Tel Aviv e Jerusalem

Irani, seri tjetër sulmesh ndaj Izraelit/ Sirena alarmi në Tel Aviv e Jerusalem
15 Qershor, 2025

Jerusalemi dhe Tel Avivi janë tronditur sërish mbrëmjen e sotme, teksa sirenat e sulmeve ajrore kanë rënë vazhdimisht në qytet,...

Lexo më shumë

“Hesht kur fëmijët flenë,jo kur vdesin”/Protesta për ‘gjenocidin’ e Izraelit në Gaza

“Hesht kur fëmijët flenë,jo kur vdesin”/Protesta për ‘gjenocidin’ e Izraelit në Gaza
15 Qershor, 2025

Djetëra mijëra protestues, mes tyre edhe familje me fëmijë, dolën në rrugët e qytetit të Hagës për të protestuar kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com