Më 12 maj të këtij viti Partia Socialiste do të mbajë zgjedhje të përgjithshme. Lajmin e bëri të ditur Sekretari Organizativ i kësaj partie, Blendi Klosi pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë.
Pas rreth katër orësh bisedime në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Klosi tha para gazetarëve se sot fillon “faza e tretë e procesit të rienergjizimit të partisë.”
“Fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit. Çdo organizatë në PS do të jetë me bashkëkryetar nga një zonjë dhe një burrë. Do të kemi zgjedhje të brendshme të PS-së. Më 12 maj e gjithë PS do të thirret për votimin 1 anëtar 1 votë.”-tha Klosi.