Një person është gjetur i pajetë në vendin e quajtur “Kepi i Gjuhëzës” në Karaburun të Vlorës.
Mësohet se kanë qenë peshkatarët që kanë gjetur në det trupin e pajetë dhe më pas kanë lajmëruar policinë.
Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e spitalit, për ekspertizë mjeko-ligjore, por deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia po vijon punën për identifikimin e viktimës që dyshohet të jetë mbytur.
“Sot, rreth orës 16:00, në vendin e quajtur “Kepi i Gjuhëzës”, eikuipazhi i një anije peshkimi, ka konstatuar në det, një trup të pajetë, dyshohet i seksit mashkull dhe ka lajmëruar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e spitalit, për ekspertizë mjeko-ligjore, deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti”,-njoftoi policia.