Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë e cila urdhëron SPAK që të nisë hetime për 21 janarin.
Gjatë fjalës së tij për mediat ai tha se ministri aktual i Drejtësisë ka bërë një kallëzim në SPAK dhe SPAK-u shpalli moskompetencë që do të thotë se nuk kishte prova fajësie për Berishën dhe Bashën.
Sipas tij familja Nika ka gjithë të drejtën të kërkojë të drejtën e saj lidhur me këtë çështje.
“Familja Nika ka gjithë të drejtën të kërkojë të drejtën e saj, por kjo e drejtë qëndron në këto parametra deri sa nuk instrumentalizohet nga Edi Rama dhe politika. Nëse e mbani mend, ministri aktual i Drejtësisë ka bërë një kallëzim në SPAK dhe SPAK-u shpalli moskompetencë që do të thotë se nuk kishte prova fajësie për Berishën dhe Bashën. Vendimi i Strasburgut nuk është detyrues për SPAK-un. Gjithë çështja është e parashtruar sepse e tillë është dispozita. Këta ndryshojnë vetëm godinat, mendësia është e njëjtë”, tha ai./Opinion.al