Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Fëmija i vdekur në bark prej një muaji”, rrëfimi shokues i Xhulietës: Vjehrra më priti me ironi

2024/03/10 at 6:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Fëmija i vdekur në bark prej një muaji”, rrëfimi shokues i Xhulietës: Vjehrra më priti me ironi

Martesa e parë e Xhulietës nuk ishte e lumtur. Bashkëshorti i dikurshëm e shihte çdo ditë pasi ajo mbaronte mësimin dhe vendosi t’i kërkonte dorën. Ai ishte inxhinier ndërtimi në profesion dhe dukej se gjithçka do të shkonte mirë, ndaj prindërit ranë dakord.

Ai kishte shkuar në Itali dhe pas viteve të trazirave, çifti bën një dasmë dhe zhvendoset në Itali. Atje Xhulieta jetonte me bashkëshortin, dy vëllezërit e tij dhe bashkëshortet e tyre e vjehrrën. Ajo tregon në ”Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se me ta shkonte mirë, por e kundërta ndodhte me vjehrrën.

Xhulieta: Ajo kishte lindur vetëm për të të bërë keq se nga i keqi nuk mund të presësh gjëra të mira.

Ardit Gjebrea: Po pse? Kur një vjehrrë shikon një nuse që i dedikohet bashkëshortit, që kujdeset deri edhe për dy vëllezërit, përse duhet të ketë probleme?

Xhulieta: Në fakt këtë pyetje ia kam bërë vetes sepse që në pamje kur ka ardhur për të shkëmbyer unazat, që në pamje të parë, sepse unë jam një njeri që kur kam përballë një person, e shikoj që nëse më transmeton një energji pozitive unë rri bisedoj dhe ndihem rehat. Nëse një person e shikoj që më transmeton një energji negative, stepem, nuk flas, bllokohem.

Ardit Gjebrea: Tani si ndihesh?

Xhulieta: Shumë mirë.

Ardit Gjebrea: Mirë se kjo është e rëndësishme. Për ta ç’dramatizuar se unë e di se ç’vjen tani, çfarë bënte vjehrra jote?

Xhulieta: Pasi unë linda çunin e parë, u sëmura dhe në Itali nuk gjenin asgjë në trup fizikisht sepse isha vetëm 23 vjeç dhe isha një lule.

Ardit Gjebrea: Por ti ishe e sëmurë.

Xhulieta: Po.

Ardit Gjebrea: Dhe s’kishe asgjë.

Xhulieta: Asgjë fizike dhe dyshimet e para kanë filluar kur në bisedat e saj, nëse ajo do nxehej, nëse unë do i ktheja fjalën, ajo kishte një kërcëllitje të dhëmbëve, sikur të kërcënonte. Nuk mund të ta përshkruaj në momentin kur irritohej, sesi dridhej, mimika e fytyrës… Skena që më kanë ngelur, nuk e di nëse do t’i harroj ndonjëherë.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë mbete shtatzënë me një tjetër fëmijë.

Xhulieta: Po, me një gocë. Kam arritur deri nga muaji i shtatë, i tetë, jo aq mirë shtatzënia. Kur shkova për të bërë ekografinë e fundit që do të lindja, më binte të fikët, nuk ishte një shtatzëni e qetë. Kur shkoj të bëj ekografinë e fundit ato kanë kërkuar të flasin menjëherë me bashkëshortin dhe unë e kuptova sepse zemra e fëmijës nuk rrihte më. Kur erdhi bashkëshorti i thanë që “kjo është në rrezik jete sepse i ka vdekur fëmija, ka një muaj në bark dhe i ka marrë infeksion trupi e barku dhe duhet menjëherë ta lindë. Nëse kjo nuk e lind rrezikon të humbë jetën”.

Ditën e kthimit nga spitali,  Xhulieta ishte e dërrmuar. Në shtëpi nuk u kthye dot me vajzën në krahë, por nuk mundi as ta varroste sepse nuk kishte marrë një arkivol me trupin e saj. Në shtëpi, vjehrra e priti me një këngë të kobshme.

Xhulieta: Kur ngjitem kjo ishte ulur në divan, u ngrit dhe tha “moj çupa në Elbasan që s’të bleva dot fustan” edhe qeshte “hahahaha” dhe më dukej si ai filmi i Borëbardhës. Thashë po e meritoj unë që pasi kthehem nga një dhimbje kaq e madhe të më presë vjehrra me një ironi të tillë, jo që të më ngushëllojë? Aty kuptova tamam që ajo nuk ka zemër, ajo nuk ka shpirt, ajo ka lindur t’u bëjë keq njerëzve sepse ajo mund të më quante bijën e saj. Unë lashë prindër, prindër gjeta por nuk thashë të lija prindër e të gjeja një shtrigë të më keqtrajtonte duke ditur sakrificat që kanë bërë prindërit e mi që kanë rritur 8 fëmijë.

Ardit Gjebrea: Kështu sillej me ty edhe në sy të ish-bashkëshortit tënd?

Xhulieta: Jo. Kur ishte ai ishte më e ëmbël, kur ai ishte në punë. Kur ishte me mua, nuk bënte asnjë punë, vetëm ofendonte, godiste me ndonjë, si ato arrëzat, cëk dhe ikte./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
“Më mbysin frymët e liga”/ Jeta me vjehrrën magjistare: Ngrihesha natën e tmerruar, vjehrri u zhduk. Çfarë gjeta në çantën e zezë

“Më mbysin frymët e liga”/ Jeta me vjehrrën magjistare: Ngrihesha natën e tmerruar, vjehrri u zhduk. Çfarë gjeta në çantën e zezë

Fatosi pranon dhunën ndaj bashkëshortes, revoltohet Eni Çobani: Mos heshtni, denonconi

Fatosi pranon dhunën ndaj bashkëshortes, revoltohet Eni Çobani: Mos heshtni, denonconi

“Kunati i martuar sillte dashnoret në shtëpinë time”, publiku mbetet gojëhapur nga deklarata e Almës

“Kunati i martuar sillte dashnoret në shtëpinë time”, publiku mbetet gojëhapur nga deklarata e Almës

TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com