Amos Zaharia, vëllai i Elia Zaharias e ka mësuar sherrin e motrës së tij me Princ Lekën në oborrin Mbretëror
Amos është kontaktuar këtë të mërkurë në një lidhje live nga një emision në RTSH, për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjen, por ka rezultuar se ai nuk kishte dijeni fare mbi sherrin që kishte ndodhur.
Ai shprehet i habitur dhe i painformuar.
“Unë jam në Prishtinë me xhirime, ti po më njofton, çfarë ka ndodhur? Uaaaa, ç’më thua! Tani po e marr vesh, ti po ma thua.” tha Amos.
Amos la të kuptohej se nuk ishte në dijeni të videos dhe së lajmin e mori nga moderatorja e emisionit. Pas kësaj ai u pyet se çfarë mendimi kishte rreth kësaj por zgjodhi të mos e komentonte, pasi sipas tij nuk i takonte takonte të fliste.
View this post on Instagram