Gjergj Zaharia, babai i Elia Zaharisë ka hedhur poshtë akuzat e ish-dhëndrit të tij Princ Leka, i cili ka pretenduar se 71-vjeçari e ka goditur me statujë dhe i ka grisur xhupin.
Gjergji shprehet se “ai është i moshuar dhe nuk qëndron dot në këmbë, kështu nuk ka mundësi që të dhunojë Princin e cili është 2 metra i gjatë”.
“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, u shpreh Gjergj Zaharia.
Ai e akuzon Lekën se e ka dhunuar dhe e ka fyer me fjalë të rënda.
“Princ Leka genjen, ai me ka dhunuar mua. Ishte i ashper, une kam qene me vajzen”, tha ai.