Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me shpërthimin e fuqishëm që i mori jetën babë e bir, si dhe plagosi 7 persona të tjerë. Mes të plagosurve është dhe deputeti i PS, Bujar Çela, i cili ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë.
Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla, për t’u informuar për ngjarjen e rëndë.
Begaj shpreh ngushëllime për dy viktimat Elidon Hoxha dhe Roland Hoxha. Kreu i shteti u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurve.