Restoranti “Padam” në Tiranë është bërë mikpritës i shumë personaliteteve botërore që kanë vizituar vendin tonë. Sot në “Padam” ishte Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe liderët e tjerë që morën pjesë në samitin që u zhvillua në Tiranë.
Fundim Gjepali, shefi i mirënjohur i restorantit, tregoi në emisionin “Opinion” detaje nga dreka si dhe ushqimin që konsumoi Zelensky së bashku me liderët e tjerë.
Gjepali deklaroi se në drekë nuk mori pjesë presidenti Aleksandër Vuçiç, i cili deri në momentin e fundit ishte në listën personave që do të ishin pjesë e saj, por nuk preferoi të ishte pjesë e drekës.
“Nuk e provuan, por siguria ishte shqiptare, niveli i tyre është i lartë, profesional. Kontrolluan gjithçka, ushqimin jo. Kontrolluan instrumentat që përdorun, magazinat, cepat. Vuçiç nuk ishte. Sihte në listë derinë orarin zyrtar, por nuk erdhi. Zelenski e hëngri të gjtihë ushqimin dhe me komplimetoi. Kishim një menu mishi me një menu shqiptare dhe vera shqiptare ishte. Dreka zgjati rreth 2 orë e 30 minuta. Zelenski nuk bëri me askën fotografi, vetëm me mua. Në fund të drekës ai me lëjoi të binim foto. Rojet nuk donin por ai më lejoi më tha hajde dhe bëmë foton”,-tha Gjepali.