Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për samitin “Ukraina-Europa Juglindore”, të mbajtur ditën e sotme në Tiranë, ku i pranishëm ishte dhe presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski.
Në këtë samit, morën pjesë gjithashtu edhe liderët e shteteve të Europës Juglindore të cilwt dënuan sulmet ruse. Teksa përshëndeti praninë e Zelenskit në Shqipëri dhe shprehu mbështetjen ndaj Ukrainës, Berisha tha se rëndësia e Samitit u zhbë për shkak të prasnisw së presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Nga dritarja e banesës, Berisha akuzoi kreun e qeverisë Rama si bashkëpunëtor i Vuçiç, ndërsa për këtë të fundit tha se punon për projekte që tentojnë të rrisin ndikim rus në Ballkanin Perëndimor.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet me mia më të përzemërta ju qëndrestarë të paepur, misionarë të vërtetë të dinjitetit, të lirisë, të shpresës dhe fitores. Ju përshëndes dhe përulem me nderim të madh para jush. Çdo natë, ju me tubimin tuaj, me fjalimet tuaja, jeni bërë zëri i vërtetë i shqiptarëve, të të gjitha moshave, të të gjitha shtresave. Pas mbylljes së parlamentit Rama-Linda, i mbushur me trafikantë, me të inkriminuar, sot parlamenti i vërtetë, parlamenti i fjalës së lirë, jeni ju, misionarët e Rrugës së Shpresës.Të dashur miq, sot në Tiranë u mblodh samiti i Europës Juglindore dhe Ukrainës. PD, pas themelimit të saj, ka qenë lokomotivë e të gjitha proceseve integruese të Shqipërisë, në rajon, në BE, në NATO. Ajo ka besuar fort dhe ka punuar për bashkëpunimin, miqësinë midis vendeve të rajonit, integrimin e Shqipërisë në Europë. Por duke përshëndetur praninë e përfaqësuesve të vendeve të rajonit, në veçanti praninë e presidentit të Ukrainës, ndaj dhe ju ftoj të brohorasim së bashku: Lavdi Ukrainës. Por rëndësinë e këtij samiti e zbehën dhe e dëmtuan shumë prania e binomit argat-padron, Vuçiç-Edvin. Duke garantuar presidentin Zelenski se PD dhe Shqipëria qëndrojnë në mbështetje të fuqishme dhe të palëkundshme të betejës së tyre, të mbrojtjes së tyre nga agresioni barbar i Vladimir Putinit, dhe se ata kanë pasur dhe do kenë mbështetje gjer në fitoren e plotë të kauzës së tyre të drejtë. Ky ka qenë qëndrimi i PD që ditën e parë të agresionit barbar të Vladimir Putinit. Sikundër, PD ka denoncuar haptas para këtij agresioni të gjitha projektet serbo-ruse për hegjemoninë serbe në rajon dhe influencën ruse në Ballkan. Samiti u zhvillua, siç e patë ju, pa flamuj kombëtarë. Asnjë flamur. Pa përmendur emrat e asnjë shteti. Pa përmendur emrat e asnjë vendi. Kjo për turpin më të madh të Edi Ramës. Sepse kështu diktonte Putini i vogël. Nuk mund të toleronte flamurin e Kosovës. Dhe ky nacionalist i verbër preferon të fshehë edhe flamurin e tij, mjafton të mos valëvitet flamuri i Kosovës. Kjo është një histori turpi për Edi Ramën. Pra, çfarë është kjo miqtë e mi? Ky është kodi i dy autokratëve, i një padroni dhe një vasali që ngjajnë si pika e ujit me njëri-tjetrin. Që vjedhin zgjedhjet dhe votën e qytetarëve të vendit të vet, që nuk pranojnë rotacionin, që janë të implikuar në skandalet më të mëdha korruptive. Që ruajnë lidhjet më të tmerrshme me krimin e organizuar në vendet e tyre, në rajon dhe në botë”,-u shpreh Berisha./Opinion.al