Votat e bashkuara të PDIU me mazhorancën për marrëveshjen Rama-Meloni, për Gazment Bardhin nuk ka “tronditur themelet” e bashkëpunimit me Partinë Demokratike.
Sipas Bardhit, ky nuk është një divorc i PDIU me opozitën.
“Votat e PDIU për marrëveshjen, jo divorc me opozitën. Një parti parlamentare në momente të caktuara mund të marrë vendime të caktuara. PD ka qenë dhe mbetet aleat i PD. Ka patur një shpjegim dhe nuk kam asgjë për të shtuar në këtë çështje, nuk ndikon në aftësinë për të qenë apo mos të qenë në opozitë”, tha Bardhi.
Ai u ndal edhe te heqja nga agjenda e Amnistisë Penale, ku ndonëse Lulzim Basha nuk i bashkoi votat me mazhorancën, kjo nuk ka thyer akullin me pjesën tjetër të PD.
“Ishte sot në Kuvend? Jo. Nuk e besoj teorinë e gjumit. Pyesni Bashën pse mungoi sot”, u shpreh ai.