Disa persona janë transportuar në spital pasi dyshohet se janë asfiksuar teksa ishin duke punuar në një fabrikë për prodhimin e pajisjeve të makinave në Fier.
Pak minuta më parë tre autoambulanca dhe mjete të policisë kanë shkuar brenda ambienteve të fabrikës, ku dyshohet se ka patur rrjedhje të lëndëve kimike, për të ndihmuar punonjësit.
Ato kanë pësuar skuqje lëkure në krah si pasojë e rekasionit nga lëndët kimike që përdoren gjatë procesit të punës. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa janë duke marrë mjekimin e nevojshëm.