Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, do të zhvillojë një vizitë zyrtare tre ditore në Indi.
I ftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë, Ministri Hasani do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të “Raisina Dialogue”, si dhe do të zhvillojë takime dypalëshe e shumëpalëshe.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Hasani do të takohet me kryeministrin Arvind Kejriëal, Ministrin e Punëve të Jashtme të Indisë, Dr.S. Jaishankar, drejtues të kompanive më të mëdha indiane në fushën e teknologjisë, shëndetësisë, arsimit etj.
Vizita e Ministrit Hasani synon zgjerimin e marrëdhënieve me Indinë në zhvillimin e projekteve strategjike në infrastrukturë, energji, inovacionin, farmaceutikë, softuer, turizmi dhe sektorë të tjerë.
India është një partner tregtar i rëndësishëm i Shqipërisë, furnizuesi i katërt më i madh gjatë viteve të fundit për tregun shqiptar.
Gjatë vitit 2023 norma e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve arriti 24.9 % më shumë se një vit më parë.