“O Sali o hero”, kështu e kanë nisur protestën një pjesë e simpatizantëve të Partisë Demokratike.
Protestuesit e opozitës janë mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit së bashku me përfaqësues dhe deputetë të PD.
Siç shihen edhe nga pamjet ata janë pajisur me flamuj me simbolin e PD-së në duar, por edhe me pankarta ku shkruhet “Lironi liderin e opozitës”.
Opozita do të protestojë para godinës së Kryeministrisë, ku është ngritur dhe një foltore që të rinj të FRPD-së, por edhe deputetët demokratë të mbajnë fjalim.
Gjithashtu pritet edhe një komunikim online nga ana e Sali Berishës. Kryedemokrati mungon për herë të parë në një protestë të thirrur nga PD.
Për këtë protestë, ka pasur një angazhim të aleatëve, por pritet të mungojë kreu i PL-së, Ilir Meta për shkak të një axhende jashtë shtetit.