Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërcënimet në rrjetet sociale, Balla takon drejtorin e TikTok: Urgjente kontrolli i postimeve në gjuhën shqipe

2024/02/19 at 12:29 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërcënimet në rrjetet sociale, Balla takon drejtorin e TikTok: Urgjente kontrolli i postimeve në gjuhën shqipe

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, zhvilloi këtë të hënë një takim Drejtorin e TikTok për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë për Evropën Qendrore dhe Lindore, Jakub Olek.

Gjatë takimit ministri Balla i shprehu z.Olek shqetësimet mbi ngjarjet e fundit dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, dezinformimit, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.

Gjithashtu i kërkoi informacion të detajuar mbi ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve.

Balla nënvizon se Ministria e Brendshme po studion me vëmendje përmirësimet ligjore të ndërmarra nga Bashkimi Europian, me qëllim krijimin e një hapësire digjitale në Shqipëri ku të drejtat dhe detyrimet themelore të përdoruesve të jenë të mbrojtura.

“Prita në një takim Jakub Olek, Drejtor i TikTok për Politikat Publike dhe Marrëdhëniet me Qeverinë për Evropën Qendrore dhe Lindore, të cilit i shpreha shqetësimet tona mbi ngjarjet e fundit dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, dezinformimit, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online. Gjithashtu kërkova informacion të detajuar mbi ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve.

Drejtuesi i TikTok, i cili bashkë me ekipin e tij gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe agjenci të tjera, më informoi mbi masat që është duke ndërmarrë për të rritur nivelin e moderimit të postimeve në gjuhën shqipe dhe mbi mundësitë që ofron aplikacioni për denoncimin e rasteve dhe kontrollin prindëror mbi postimet e fëmijëve.

I kërkova kompanisë TikTok vendosjen e pikave të përhershme të kontaktit me Policinë e Shtetit dhe përgjigje sa më të shpejtë mbi rastet e denoncuara prej tyre. Është urgjente një vëmendje të shtuar sa i përket kontrollit të postimeve në gjuhën shqipe, pamundësimit të përdorimit të këtij rrjeti për veprimtari apo promovim të sjelljeve të paligjshme, domosdoshmëria e verifikimit të moshës dhe identitetit të përdoruesve, monitorimit të kohës së qëndrimit, monitorimit prindëror me qëllim shmangien e varësisë tek fëmjët dhe adoleshentët, si dhe nevoja e ngritur edhe nga Parlamenti Europian për monitorim të detajuar gjatë periudhave zgjedhore për të shmangur dezinformimin dhe ndërhyrjet në procesin zgjedhor.

Ministria e Brendshme po studion me vëmendje përmirësimet ligjore të ndërmarra edhe nga Bashkimi Europian, siç janë Akti i Shërbimeve Digjitale, Akti i Tregjeve Digjitale etj., me qëllim krijimin e një hapsire digjitale në Shqipëri ku të drejtat dhe detyrimet themelore të përdoruesve janë të mbrojtura dhe të përcaktuara qartë”-shkruan Balla.

Ju sugjerojmë

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Zjarret në ishullin e Kretës në Greqi, evakuohen mijëra njerëz
Rajoni

Zjarret në ishullin e Kretës në Greqi, evakuohen mijëra njerëz

3 Korrik, 2025 7:53 pm
Përfundon pas një ore telefonata Trump-Putin, ja çfarë u tha mes dy liderëve
Bota

Përfundon pas një ore telefonata Trump-Putin, ja çfarë u tha mes dy liderëve

3 Korrik, 2025 7:44 pm
Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën
Aktualitet

Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën

3 Korrik, 2025 7:16 pm
Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri
Kryesore

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri

3 Korrik, 2025 7:15 pm
Rama takim me deputetët e qarkut Tiranë dhe përfaqësuesit e Bashkisë së kryeqytetit
Aktualitet

Rama takim me deputetët e qarkut Tiranë dhe përfaqësuesit e Bashkisë së kryeqytetit

3 Korrik, 2025 6:45 pm
Lufta Ukrainë-Rusi, vritet zyrtari i lartë i marinës ruse
Bota

Lufta Ukrainë-Rusi, vritet zyrtari i lartë i marinës ruse

3 Korrik, 2025 6:38 pm
Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët
Bota

Ministri i Brendshëm gjerman kërkon marrëveshje dëbimi me talebanët

3 Korrik, 2025 6:09 pm
Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

3 Korrik, 2025 6:01 pm
Para
Protesta e opozitës/Policia merr masat: Mbi 1100 efektivë në terren. Ja segmentet rrugore që do të bllokohen 

Protesta e opozitës/Policia merr masat: Mbi 1100 efektivë në terren. Ja segmentet rrugore që do të bllokohen 

Kryetari i parlamentit rus për vdekjen e Navalnyt: Fajtorë janë SHBA, NATO, Scholz, Sunak dhe Zelensky 

Deklarata e fortë e gruas së Navalnyt: U helmua me Novichok, Putini e vrau! Do të nxjerr emrat e personave të përfshirë 

Mbreti i Trafikut është Kamioni, kush e dyshon ose e refuzon këtë s’është në terezi

Mbreti i Trafikut është Kamioni, kush e dyshon ose e refuzon këtë s'është në terezi

TE FUNDIT

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
3 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vazhduar takimet me përfaqësuesit e subjekteve politike në përpjekje për të gjetur një zgjidhje...

Lexo më shumë

Zjarret në ishullin e Kretës në Greqi, evakuohen mijëra njerëz

Zjarret në ishullin e Kretës në Greqi, evakuohen mijëra njerëz
3 Korrik, 2025

Përhapja e madhe e zjarreve si pasojë e erërave të forta në ishullin jugor grek, Kretë, i ka detyruar mijëra...

Lexo më shumë

Përfundon pas një ore telefonata Trump-Putin, ja çfarë u tha mes dy liderëve

Përfundon pas një ore telefonata Trump-Putin, ja çfarë u tha mes dy liderëve
3 Korrik, 2025

Ka përfunduar pas një ore biseda telefonike mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Në bisedën e...

Lexo më shumë

Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën

Seanca e fundit e Kuvendit/ Mazhoranca miraton projektligjet, opozita braktis sallën
3 Korrik, 2025

Sot është zhvilluar seanca e fundit plenare në Kuvend. Në këtë seancë u votua nga mazhoranca edhe projektligji për strategjinë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com