Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory, zhvilloi këtë të premte një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Në një status në rrjetet sociale ajo shkruan se me Celibashin kanë diskutuar për Reformën Zgjedhore ndërsa thekson se KQZ ka mbështetjen teknike të OSBE për zbatimin e legjislacionit të ri për të mundësuar votën e emigratëve.
“Takim i shkëlqyer me partnerin tonë afatgjatë KQZ Ilirjan Celibashi sot. Diskutuam për gjendjen e reformës zgjedhore, veçanërisht amendamentet e nevojshme nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Ofrova mbështetje teknike për zbatimin e legjislacionit të ri lidhur me votimin nga jashtë vendit. Lavdërova KQZ-në për profesionalizmin. Do të ndihmojmë më tej për depolitizimin e administratës zgjedhore. Besimi te partnerët dhe mes partnerëve është çelësi”, shkruan ajo