Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka folur për reformën në drejtësi gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, ai ka theksuar se falë reformës në drejtësi shumë anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore.
Ai tha se reforma po jep rezultat dhe SHBA do të vijojë ta mbështesë Shqipërinë.
“Reforma në drejtësi nuk ka qenë e thjeshtë dhe e shpejtë. Ne kemi filluar të shikojmë rezultate. Është e rëndësishme të kuptojmë që anëtarë të krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqesore. Ne do të vijojmë ta mbështesim Shqipërinë”, tha Blinken./Opinion.al