Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një konferencë për mediat nga kryesia e Kuvendit është shprehur se do të ngrejë padi ndaj kryeparlamentares, Lindita Nikolla, pasi deputetët e PD-së nuk u lejuan të futen në Kuvend gjatë seancës së ditës së djeshme.
Ai deklaroi se nuk janë lejuar të futen në Kuvend as deputetët e opozitës të cilët nuk ishin të përjashtuar nga Komisioni i Etikës.
Bardhi theksoi se do të kallëzojë penalisht Lindita Nikollën për këtë rast.
“Vepër penale shpërdorim detyre. Edhe deputetët e përjashtuar kanë të drejtën e protestës. Përveç 19 deputetëve të përjashtuar, dje u penguan të gjithë deputetët e opozitës që të merrnin pjesë në seancë. Kryetarja e Kuvendit sikur të mos kishte ndodhur asgjë, nisi seancën me gjysmën e sallës bosh. Duke marrë kështu autorësinë e asaj vepre penale. Do depozitojmë kallëzim ndaj kryetares së Kuvendit”-tha Bardhi.