Duke filluar nga kjo e martë, Tirana merr drejtimin e Presidencës së B-40, që është rrjeti më i madh i bashkive në rajonin tonë.
I pranishëm në këtë aktivitet ka qenë edhe Presidenti Bajram Begaj, i cili ka thënë se kjo nismë është një angazhim serioz për bashkëpunim rajonal dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Po ashtu, sipas Begajt, kjo nismë përbën një vlerë të shtuar në marrëdhëniet tona sepse krijon mundësi për bashkëpunim në nivel lokal.
“Ne do ju japim një të mirë të madhe, kemi shprehje të urtë popullore: Shtëpia e shqiptarit, është edhe e mikut dhe e Zotit. Keni ardhur në Shqipëri ku është vendi i mikëpritjes dhe bujarisë shqiptare. Shumë faleminderit që keni ardhur sot këtu. Përshëndes pjesëmarrësit e nismës “Rrjeti i qyteteve të Ballkanit”. Nisma juaj është një angazhim serioz për bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ajo përbën një vlerë të shtuar në marrëdhëniet tona sepse krijon mundësi për bashkëpunim në nivel lokal. Rrjeti juaj i ka të gjitha mundësitë të jetë shembull suksesi për një të ardhme të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Rajoni i Ballkanit është i pasur me histori dhe diversitet kulturore, gjen shkrirjen e shumë kulturave, ideve dhe inovacionit.
Për Tiranën, Presidenti Begaj është shprehur se di ta ruajë balancën mes traditës dhe të resë.
“Ky qytet mishëron zhvillimin e vrullshëm në vendin tonë. Nga viti 2019, Tirana ka përjetuar tërmet dhe pandemi. Tirana ka treguar se di të gjejë balancën midis traditës dhe të resë. Ka ende shumë punë për të bërë. Qytetet tona duhet të jenë më shumë se qendra ekonomike, por hapësira ku mirëqenia e individit është prioritet”-tha Begaj.