Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Gjetëm një Federatë të strukturuar”, Silvinjo: Në Europian do të testojmë forcën tonë!

2024/01/23 at 4:50 PM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
“Gjetëm një Federatë të strukturuar”, Silvinjo: Në Europian do të testojmë forcën tonë!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior ka zhvilluar një intervistë për median portugeze “ZeroZero” duke rrëfyer rrugëtimin e tij me Kombëtaren Shqiptare.


Gjatë fjalës së tij ai ka treguar se si ka lindur mundësia për të drejtuar ekipin kuqezi, zhvillimin që ka pasur si ekip dhe sa është përshtatur ai me jetesën në Tiranë.

“Një vit pasi u zyrtarizua te Shqipëria, Silvinjo viziton sërish “zerozero-n”. Në mes të kësaj rastësie, cili është bilanci i punës tuaj si trajner i Shqipërisë?

Është kënaqësi të jem këtu dhe jam befasuar nga kjo rastësi. Viti me Shqipërinë ishte shumë intensiv, përrallor dhe është fantastike që jam këtu duke folur me ju dhe duke e festuar këtë.

Si lindi mundësia për të drejtuar Kombëtaren Shqiptare?

Ftesa ka ardhur nga një person shumë i afërt me Presidentin e Federatës. Unë jetoja në Porto dhe isha i ftuar në një darkë në Milano. Presidenti i FSHF, Armand Duka ishte në Itali për çështje biznesi dhe patëm mundësinë të bisedonim pak për tema të ndryshme. Kishte një kimi të mirë, një harmoni mes synimeve të Federatës dhe asaj që mendonim se do të jepnim. Jo shumë kohë më vonë, ftesa u zyrtarizua dhe ne e pranuam. I kërkuam Presidentit të jetonim në Tiranë dhe për të kjo ishte një surprizë e madhe. Asnjë nga paraardhësit e mi nuk e kishte bërë këtë. Unë dhe ndihmësit e mi donim të qëndronim atje.

A të ka ndihmuar përvoja te Kombëtarja braziliane?

– Vetë Doriva, që është në ekipin tim teknik, më tha këtë: Ke kaluar tre vjet me Titen në Kombëtare, ke shkuar në Botërorin 2018, përvoja jote është tashmë shumë e mirë. E dija shumë mirë se çfarë duhej të bënim për ta kryer punën mirë. Një gjë është klubi, tjetër është Kombëtarja.

 Çfarë realiteti gjetët në Tiranë?

Një Federatë shumë e evoluar, një godinë krejtësisht e re, më shumë se 100 punonjës, katër kate ekskluzive për punën tonë. Shkojmë në punë çdo ditë në nëntë të mëngjesit dhe largohemi në pesë pasdite. Arritëm në janar, ndeshja e parë ishte në mars kundër Polonisë dhe kishim një qendër stërvitore krejt të re, gati për të nisur. Kemi bërë shumë vizita te futbollistët, Presidenti ka qenë gjithmonë në ndihmë. Kishte një farë frike nga ana jonë, sepse ky kompleks stërvitor është pikërisht në qendër të Tiranës, por e vërteta është se nga tifozët, nga njerëzit, ka vetëm respekt. Kam gjetur një Federatë shumë të strukturuar”, u shpreh Silvinjo.

Silvinjo ka treguar se grupi i futbollistëve kuqezi është një grup i mirë ku secili prej tyre luajnë në kampionatë shumë të rëndësishmë.

“Grupi i futbollistëve është i një cilësie të mirë?

E kuptuam shpejt që kishim një grup të mirë futbollistësh, pasi pothuajse të gjithë luajnë në kampionate shumë të rëndësishme. Në Serinë A, në Bundesligë, në Premier League, në La Liga, në Portugali, të gjithë këto kampionate kanë lojtarë shqiptarë.

Si punoni për të rekrutuar lojtarët që janë me origjinë shqiptare, por që kanë lindur jashtë apo që janë larguar nga vendi? Kishte nevojë për t’i bindur ata të përfaqësonin Shqipërinë?

Ishte një punë shumë e ndryshme nga çdo gjë që kisha bërë më parë. Historia e Shqipërisë është shumë e pasur. Janë tre milionë shqiptarë që jetojnë aty dhe 15 milionë të tjerë jetojnë në territore të tjera. Kemi futbollistë me kombësi italiane, zvicerane apo gjermane që janë me origjinë shqiptare. Federata po e kryen shumë mirë punën e evidentimit të talenteve dhe nuk është punë dytësore. Kemi pasur tetë ndeshje kualifikuese, disa tashmë janë thirrur dhe të tjerë mund të vijnë në të ardhmen.

Të jetosh në Portugali, në Europë, a të ka ndihmuar për t’u bërë trajner i Kombëtares shqiptare?

Unë besoj se po. Kam jetuar me shumë kultura dhe metodologji. Brazil, Spanjë, kam kaluar tre vjet në Premier League, pesë vjet duke punuar në Itali dhe pikërisht në atë vend kam ndjekur kurset e mia të trajnerit. Me fjalë të tjera, ekziston një përzierje e madhe e njohurive. Idetë e mia, të stafit teknik ishte një ndihmë tjetër. Kemi Pablo Zabaletën, Dorivën, që kanë punuar në klubet më të mëdha në Europë.

Shqipëria ka futbollistë në kampionatet më të mëdha. A jua ka lehtësuar kjo gjë punën, të paktën nga ana e mentalitetit?

Shumë e saktë. Natën kur u kualifikuam në Euro 2024, përmenda dy trajnerë që ishin në Kombëtare para nesh dhe që lanë gjëra shumë pozitive. Njerëzit duhet ta kuptojnë procesin dhe ky proces nuk është gjithmonë i shpejtë. Ata janë mësuar të luajnë kundër klubeve të mëdha, kundërshtarëve të mëdhenj dhe të kenë përgjegjësinë për të fituar. Ne kemi shtuar një metodë, një ide, por kemi përfituar nga trashëgimia e lënë pas.

Në Portugali janë dy shqiptarë në kategorinë e parë: Enea Mihaj luan për Famalicão dhe Adrian Bajrami u thirr së fundmi në ekipin e parë të Benfica-s.

Po, erdha t’i takoj personalisht në një udhëtim në Portugali dhe me Adrian Bajramin përvoja ishte në fakt qesharake. Nuk e dija nëse fliste mirë portugalisht. Kur shkëmbenim mesazhe me shkrim ishte gjithmonë në anglisht. Arrita në Lisbonë, shkova ta takoja dhe Bajrami dukej më shumë si një portugez. Ai është një futbollist i ri. Futbolli ka ndryshuar, duhet të flasim dhe më pas të marrim vendime. Nëse gjërat shpjegohen, ata kuptojnë. Bajrami është më i ri, ai është te Benfica B, unë isha kurioz për të. Enea Mihaj ishte pjesë e planeve tona, erdha të shikoja dy ndeshje të Famalicão, folëm në anglisht. Ai është thirrur, është absolutisht profesionist, kujdeset shumë për të gjitha aspektet fizike. Edhe Bajrami, por ai është më i ri. Ai ka aspekte të rralla, shpejtësinë dhe këmbën e majtë”, tha ai.

Ndër të tjera ai ka folur për kampionatin Europian dhe prezantimin që Shqipëria do të bëjë dhe konkurrimin që do të ketë me ekipet e tjera.

“Çfarë mund të bëjë Shqipëria në kampionatin Europian?

E dimë që grupi është shumë i vështirë. Ne duhet të testojmë forcën tonë. Në Federatën shqiptare janë dy situata shumë të qarta për ne: e para është Europiani dhe ne duhet të zhvillojmë një Europian të ndershëm, të fortë, me karakteristikat e ekipit tonë që nuk mund t’i ndryshojmë, idetë tona janë të panegociueshme. Pjesa e dytë përfshin përpjekjen për ta bërë Shqipërinë të konkurrojë në më shumë Kampionate Europiane dhe të fillojë të mendojë për të qenë në Kupën e Botës. Të dyja pikat janë të vështira, por ne jemi në një linjë të përkryer me Federatën”, ka theksuar Silvinjo.

Ai nuk ka harruar të përmendë edhe mbështetjen e tifozëve kuqezi, të cilët sipas tij ëndërrojnë për Kombëtaren Shqiptare.

“Tifozët në Shqipëri, si mund ta menaxhojnë këtë entuziazëm, ju jeni në një grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë?

Ne kemi filluar të punojmë për këtë edhe para përfundimit të kualifikimit. Është e vërtetë, ka një atmosferë euforie të madhe. Kur ndeshja kundër Çekisë në shtëpi përfundoi 3-0 , nuk më zinte gjumi. ‘Si do ta menaxhojmë gjithë këtë?’ Njerëzit na telefonuan, pyetën se çfarë po ndodhte, thanë se nuk kishin parë kurrë një gjë të tillë dhe se qyteti i Tiranës po lëshonte fishekzjarre. Gjithçka ishte shumë mirë. Duhet të vendosim synime të arritshme, nuk mund të themi se jemi në këtë grup dhe është e detyrueshme të kalojmë më tej. Ne duam vazhdimësi, të jemi sërish në Kampionatin Europian, por është e rëndësishme të kontrollohet kjo eufori. Tifozi nuk ka kufi dhe ka të drejtë të ëndërrojë për Kombëtaren”, ka thënë trajneri i ekipit kuqezi,/Opinion.al



Ju sugjerojmë

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare
Bota

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare

24 Qershor, 2025 9:51 am
Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin
Aktualitet

Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin

24 Qershor, 2025 9:49 am
OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve
Bota

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

24 Qershor, 2025 9:42 am
Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin
Bota

Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin

24 Qershor, 2025 9:41 am
Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …
Aktualitet

Përshtatën apartamentin për prostitucion, pranga shtetases kineze. Në kërkim …

24 Qershor, 2025 9:36 am
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Aktualitet

Trump thirrje Izraelit e Iranit: Armëpushimi është në fuqi! Ju lutem mos e shkelni

24 Qershor, 2025 9:18 am
Matura Shtetërore/ Rreth 30 minuta nga nisja e provimit, dalin tezat e matematikës
Aktualitet

Matura Shtetërore, 27 mijë nxënës testohen në Lëndët me Zgjedhje

24 Qershor, 2025 9:15 am
Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!
Aktualitet

Si po “zhduken” lopët e qumështit, në 10 vite tkurren me 37%!

24 Qershor, 2025 8:50 am
Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT
Aktualitet

Blegtoria në pikiatë, ulet numri i kafshëve dhe prodhimi! Të dhënat e INSTAT

24 Qershor, 2025 8:40 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 24 qershor 2025

24 Qershor, 2025 8:30 am
Para
Peshkatarë nga Egjipti në Durrës, shoqata: Kemi mungesë për fuqi punëtore

Peshkatarë nga Egjipti në Durrës, shoqata: Kemi mungesë për fuqi punëtore

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, pezullohet lojtari i Tiranës

Vendimet e Komisionit të Disiplinës, pezullohet lojtari i Tiranës

Psikologia ndan rastin e gruas së frustruar: Pakënaqësia në shtrat i shkaktoi pulla të kuqe në trup

Psikologia ndan rastin e gruas së frustruar: Pakënaqësia në shtrat i shkaktoi pulla të kuqe në trup
















TE FUNDIT

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare
24 Qershor, 2025

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz ka reaguar pas armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe Iranit, duke e cilësuar si një...

Lexo më shumë

Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin

Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin
24 Qershor, 2025

Në orët e para të mëngjesit, një plagosje me thikë ka ndodhurnë Tropojë. Konkretisht sipas asaj që njofton Policia gjatë...

Lexo më shumë

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve
24 Qershor, 2025

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare e akuzoi Izraelin se po pengon sistematikisht ndihmat në Gazë me synimin...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin

Izraeli dhe Irani e pranojnë armëpushimin
24 Qershor, 2025

Izraeli dhe Irani e kanë pranuar të martën armëpushimin e thirrur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com