Kryeministri Edi Rama është takuar me mjeshtrin e madh të arkitekturës, Kengo Kuma.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka bërë me dije se ky takim është zhvilluar në kuadër të projektit të Parkut të ri të artit në rrethinat e Tiranës, ku do të krijohet një hapësirë për artistët, artëdashësit e fëmijët.
“Kryeministria – Me mjeshtrin e madh të arkitekturës bashkëkohore, Kengo Kuma, për projektin e “Parkut të ri të Artit në rrethinat e Tiranës, ku do të krijohet një hapësirë e bukur për artistët, artdashësit e fëmijët dhe një destinacion i ri për turistët.
#VetëmPërpara”-shkruan Rama.