Janari ka sjellë një sërë problematikash në popullatë, pasi ka një bashkëqarkullim të Covid-19 dhe komplikacione në rrugët e frymëmarrjes. Specialistët theksojnë se dominon temperatura e lartë, dhimbjet muskulare dhe mjaft simptoma të tjera.
“Përveç virusit Covid-19 që është në qarkullim i bashkangjitet edhe viruset e rrugëve respiratore ato të influencës A, B, C, D të cilat shoqërohen me shqetësimet e traktit respirator, me kollë temperaturë, rufë, dhimbje muskujsh. Janë njëkohësisht viruse që prekin jo vetëm traktin pulmonar, por edhe traktin gastrointestinal të cilët shoqërohen me dhimbje abdominale, të vjella, diare.”
Për të shmangur komplikacione e mësipërme një higjienë e mië dhe ushqyerje sa më e shëndetshme janë tepër të rëndësishme.
“Të evitojme ambientet e mbipopulluara. Të respektohen të gjitha rregullat e higjenës dhe njëkohësisht ushqyerja kryen një rol të rëndësishëm. Për të gjithë ata individë që kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese rekomandohet të përdoren edhe integratorët alimentarë.”
Ndjekja nga mjeku i familjes apo specialistet përkatës mbeten thelbësore dhe nuk rekomandohet marrja e antibiotikeve pa recetën përkatëse.
“Trajtimi dhe ndjekja e problematikave duhet të jenë në përkujdesjen e mjekut specialist, por të paktën e mjekut të familjës. Në asnjë mënyrë nuk lejohet fillimi i antibiotikëve pa përshkrimin e rekomanduar qoftë nga mjeku specialist apo ai i familjes. Në fazat e para situatat mund të jenë pak më të lehta të cilat mund të suportohen mjaft mirë dhe në rast se situata ndryshon pas disa ditëve të caktuara rekomandohet kontakti me mjekun specialist.”
Për të kapur në fazat fillestare infeksionet apo problemet e ndryshme, mjekët këshillojnë kryerjen e kontrolleve mjekësorë bazë.
Klan News