Aksioni i opozitës është bërë shkak që fjala e Presidentit Bajram Begaj e parashikuar të mbahej në sesionin e ri të Parlamentit është anuluar.
“Ndjesë presidentit të Republikës që i pamundësohet fjala në Parlament”,-tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Deputët e PD, përveç Bashës dhe deputetëve që mbështesin atë, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit duke bërë që Nikolla të mbyll për pak minuta seancën parlamentare, pasi votuan dekretimet e Presidentit për ministrat e rinj.