Policia ka lëshuar një urdhër arresti për një person, i dyshuar për ekzekutimin e 23-vjeçarit Gëzim Sinomatajt.
Personi për të cilin është lëshuar urdhër arresti iu është gjetur armë në banesë.
Ndërkohë prej disa ditësh në qytetin e Vlorës, ku ndodhi edhe atentati mafioz, po vijojnë kontrollet dhe hetime për zbardhjen e krimit.
15 persona u shoqëruan në polici ditën e djeshme, por u liruan sot pasi nuk u gjet indicie se ishin përfshirë në vrasjen e të riut.