Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE-ja drejt kushtëzimit të anëtarësimit të Serbisë me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën 

2024/01/09 at 8:59 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Serbët të kthehen në institucione”- Masat e BE ndaj Kosovës mund të hiqen nëse do të ketë përparim në përmbushjen e kërkesave 

Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së (EEAS) janë duke punuar për ta ndryshuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në Bashkim Evropian (BE), në mënyrë që në mesin e kushteve detyruese ta vendosin edhe zbatimin e marrëveshjeve që ajo i ka arritur deri tani me Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga ajo. 

“Puna në këtë drejtim po vazhdon në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare“, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, të martën në një konferencë për shtyp në Bruksel. 

Kërkesa për ndryshimin formal të kushteve në kapitullin 35 u bë nga shtetet anëtare të BE-së dhe vjen pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha muajin e kaluar se vendi i saj nuk do t’i zbatonte të gjitha marrëveshjet për të cilat u pajtua me Kosovën. 

Që nga viti 2011, BE-ja e ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky proces mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara.

Vitin e kaluar, palët arritën Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksin për zbatimin e saj. Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që palët të zbatojnë marrëveshjen, blloku evropian ka thënë se ajo nuk po zbatohet. 

Pikërisht përfshirja e detyrimit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në kornizën e bisedimeve për anëtarësim në BE ishte përmendur nga zyrtarët e lartë të bllokut si mënyrë që marrëveshja e arritur në Bruksel më 27 shkurt dhe më pas më 18 mars në Ohër, aneksi për zbatimin e saj, të bëhen “ligjërisht të detyrueshme”. 

BE insiston se, sipas Konventës së Vjenës, edhe marrëveshjet që janë rezultat i pajtimit e që nuk janë nënshkruar kanë fuqinë e obligimit ligjorë për palët. Dhe kjo, sipas BE-së, vlen edhe për Marrëveshjen e vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve. 

Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Evropa po i kërkon Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës. 

“De facto ose de jure. Kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”, tha Vuçiç për televizionin Pink më 7 janar./REL

Ju sugjerojmë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës
Politikë

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

17 Maj, 2025 6:49 pm
Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!
Bota

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!

17 Maj, 2025 6:43 pm
Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri
Kryesore

Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri

17 Maj, 2025 6:31 pm
Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe
Politikë

Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe

17 Maj, 2025 6:11 pm
OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët
Aktualitet

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët

17 Maj, 2025 6:04 pm
Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin
Bota

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin

17 Maj, 2025 5:35 pm
Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja
Politikë

Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja

17 Maj, 2025 5:06 pm
Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur
Bota

Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur

17 Maj, 2025 4:45 pm
Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
Bota

Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

17 Maj, 2025 4:29 pm
Para
“Do të të bëj të vrasësh veten”, si u kërcënua Bedrie Loka nga bashkëshorti 

“Do të të bëj të vrasësh veten”, si u kërcënua Bedrie Loka nga bashkëshorti 

“Kam me të rrah, maje mend k*rv femër”, qytetarja denoncon kërcënimet me jetë në “Facebook” 

“Kam me të rrah, maje mend k*rv femër”, qytetarja denoncon kërcënimet me jetë në “Facebook” 

U shtrua në spital fshehurazi, Pentagoni zbulon nga cila sëmundje vuan Sekretari amerikan i Mbrojtjes

U shtrua në spital fshehurazi, Pentagoni zbulon nga cila sëmundje vuan Sekretari amerikan i Mbrojtjes

TE FUNDIT

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
17 Maj, 2025

Festivali i 69-të i Këngës në Eurovision po i afrohet finales së madhe në qytetin zviceran të Bazelit. Artistë muzikorë...

Lexo më shumë

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës
17 Maj, 2025

Teksa në tetë qarqe vijon numërimi i votave nga Greqia, duket se ka pasur një tension mes palëve në Parkun...

Lexo më shumë

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!
17 Maj, 2025

Pas vizitës zyrtare në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar në rrjet sociale, ku shpreh falënderimet e tij për...

Lexo më shumë

Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri

Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri
17 Maj, 2025

Jared Kushner, dhëndëri i presidentit amerikan Donald Trump, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”, ishte i pranishëm...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com