Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka deklaruar ditën e sotme se janë afro 2 mijë personel shëndetësor që do të jenë në gatishmëri për qytetarët gjatë ndërrimit të viteve.
Në një deklaratë për media ajo tha se 31 struktura të sistemit parësor do të jenë në gatishmëri përgjatë festave të fundvitit.
“Do të jenë në gatishmëri të gjitha strukturat shëndetësore në të gjithë vendin, përfshirë këtu spitalet rajonale dhe bashkiake, por jo vetëm edhe strukturat e sistemit parësor. Janë 31 struktura të sistemit parësor që do të jenë në gatishmëri përgjatë festave të fundvitit. Janë afro 2 mijë personel shëndetësor, mjekë dhe infermierë të cilët do të jenë në gatishmëri për të shërbyer për çdo nevojë që mund të kenë qytetarët gjatë ndërrimit të viteve.