Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar drejt një biznesi në Fier.
Policia bën me dije se rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Efektivët e policisë dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.