Janë zbardhur detaje të reja lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Levan – Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem.
Sipas informacioneve, numri i personave të plagosur nga ky aksident është 7, ndërkohë 5 janë paraqitur ne spital deri tani. Ndër ta 1 fëmijë 3 vjeç, i cili është futur ne sallë të operacionit.
Priten që 2 persona të tjerë që paraqiten në spital dhe të marrin ndihmën mjekësore.