Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rezoluta në OKB për armëpushim humanitar në Gazë shtyhet përsëri

2023/12/21 at 3:20 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rezoluta në OKB për armëpushim humanitar në Gazë shtyhet përsëri

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shtyu sërish votimin për një rezolutë të re që synon të mundësojë shtimin e dërgesave me ndihma për banorët në Rripin e Gazës.


Ndërkohë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bëri të qartë se ofensiva ushtarake do të vazhdojë deri në shkatërrimin e Hamasit, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre për operacionin e Izraelit.

Votimi për një rezolutë të re në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të ndihmonte në shtimin e dërgesave me ndihma në Rripin e Gazës, është shtyrë sërish.

“Besoj se palët që kanë dorë në këtë dokument po angazhohen në nivelet më të larta diplomatike në përpilimin e një rezolute që do të kishte ndikim në terren. Diplomacia merr kohë”, thotë Lana Nusseibeh, përfaqësuese e përhershme e Emirateve të Bashkuara Arabe në OKB.

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur të drejtën e vetos ndaj dy rezolutave të mëparshme që bënin thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar, për shkak të shqetësimeve se kjo do të mundësonte riorganizimin e Hamasit.

Militanatët e këtij grupi kryen një sulm të befasishëm terrorist kundër Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 persona dhe duke marrë peng më shumë se 240 shtetas izraelitë dhe të huaj.

“Po dëgjojmë shumë vende që po kërkojnë përfundimin e këtij konflikti, gjë që të gjithë do të donim ta shihnim. Por nuk po dëgjoj pothuajse askënd të kërkojë që Hamasi të mos fshihet pas civilëve, të dorëzojë armët, të dorëzohet. Kjo përfundon nesër nëse Hamasi e bën këtë”, thotë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Por, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se luftimet nuk do të ndalen deri në realizimin e objektivave ushtarake të vendit të tij.

“Shfarosja e Hamasit, lirimi i pengjeve tona dhe largimi i kërcinimit nga Gaza. Të gjithë terroristët e Hamasit, nga i pari tek i fundit, janë njerëz të vdekur. Ata kanë vetëm dy mundësi, të dorëzohen, ose të vdesin”, tha ai.

Megjithatë, qeveria e zotit Netanyahu po përballet me trysni në rritje nga familjarët e mbi 100 pengjeve, për arritjen e një marrëveshjeje të re me Hamasin dhe kthimin e tyre në shtëpi. Grupi militant ka vendosur kushte për lirimin e më shumë pengjeve, duke përfshirë fundin e menjëhershëm të luftës. Deri tani, arritja e një armëpushim përmes negociatave duket e vështirë./VOA



Ju sugjerojmë

Rama me furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit në Shqipëri e moderuar
Aktualitet

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim strategjik për turizmin dhe qarkullimin

13 Qershor, 2026 11:46 am
Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar
Kronikë

Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar

13 Qershor, 2026 11:42 am
Momente tensioni në Rrjoll, qytetarët përplasen me policinë
Aktualitet

Momente tensioni në Rrjoll, qytetarët përplasen me policinë

13 Qershor, 2026 11:39 am
Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
Kronikë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

13 Qershor, 2026 10:02 am
Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore
Bota

Uraniumi/ Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

13 Qershor, 2026 9:41 am
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
Bota

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

13 Qershor, 2026 8:46 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 qershor 2026

13 Qershor, 2026 8:40 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Te Fundit

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

13 Qershor, 2026 8:39 am
Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Para
Rama flet publikisht për Belerin: Qëndrim i GJKKO për mosdhënien e lejes për betim, korrekt

Rama flet publikisht për Belerin: Qëndrim i GJKKO për mosdhënien e lejes për betim, korrekt

Në pritje të vendimit të SPAK për arrestimin e tij, Berisha: Çështje që do diskutohet me…

Në pritje të vendimit të SPAK për arrestimin e tij, Berisha: Çështje që do diskutohet me...

Opinion – Vendi më i bukur që kam parë! (20 Dhjetor 2023)

Opinion - Vendi më i bukur që kam parë! (20 Dhjetor 2023)
















TE FUNDIT

Bypass-i i Shëngjinit/ Rama: Investim strategjik për turizmin dhe qarkullimin

Rama me furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit në Shqipëri e moderuar
13 Qershor, 2026

Ndërtimi i Bypass-it të Shëngjinit do të përfundojnë në shkurt të vitit 2027. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama...

Lexo më shumë

Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar

Policia e Tiranës bën bilancin e një muaji: 247 persona të arrestuar
13 Qershor, 2026

Mbi 1.400 vepra penale dhe 247 persona janë arrestuar ose ndaluar përgjatë muajit maj dhe dy javëve të para të...

Lexo më shumë

Momente tensioni në Rrjoll, qytetarët përplasen me policinë

Momente tensioni në Rrjoll, qytetarët përplasen me policinë
13 Qershor, 2026

Tensione janë regjistruar sot në protestën e Rrjollit në Velipojë. Banorët janë përplasur me policinë në vendin ku po ndërtohet...

Lexo më shumë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë

Armë dhe drogë, arrestohen dy persona në Vlorë
13 Qershor, 2026

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe shitje të kokainës e kanabisit. Një 33-vjeçari me precedent penal...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}