Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur nga Gjirokastra lidhur me kërkesën e SPAK për të ashpërsuar masën e sigurisë ndaj tij për çështjen “Partizani”.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se izolimi i tij do e fuqizonte më shumë mosbindjen civile që tashmë sipas tij, ka filluar nga deputetët.
“Përpjekja e fundit ndaj Sali Berishës. Akuzon dhëndrin e tij se ka marrë në një proces 15-vjeçar, në përputhje të plotë me çdo ligj të vendit, 408 metër tokë të konfiskuar nga regjimi komunist gjyshërve të tyre, të cilët e kanë paguar me burg. Vetë Edi Rama, nga kjo tokë ka marrë 1200 metër katrorë me katër vendime qeverie. Kjo është e vërteta. Dhe tani, porosit gjykatës dhe prokurorë të përcaktojnë masa antikushtetuese kundër meje, duke besuar se me izolimin tim, mund të bllokojë mosbindjen civile të PD. I bindur jam se kjo jo vetëm do bllokojë, por do fuqizojë më shumë këtë lëvizje dhe Edi Rama do i ketë ditët e shkurtra. Pra, ne jemi në mision|,-tha Berisha./Opinion.al