Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur të premten në mëngjes në zyrat e këshillit të fshatit Keretsky, në rajonin Transcarpathian në Ukrainën Perëndimore.
Një këshilltar i fshatit hodhi tre granata dore gjatë takimit të këshillit, duke plagosur 26 persona.
Takimi në fjalë po transmetohej live në Facebook. Këshilltarët ishin përfshirë në një debat të nxehtë mbi buxhetin e vitit 2024. Pas 90 minutash, një prej këshilltarëve rihyn në dhomë dhe qëndron para derës. Pak më vonë nxjerr granatat nga xhepat.
Shkurtimisht përpiqet që të tërheqë vëmendjen e personave të tjerë duke thënë “Mundem, mundem?”, dhe i hedh granatat në mes të sallës.
Policia deri më tani nuk i ka bërë publike arsyet e sulmit, që la në gjendje të rëndë 6 persona.
Ukrainasit kanë qasje në armatime për shkak të luftës me Rusinë, por nuk ka asnjë provë që e lidh këtë sulm me konfliktin.
Keretsky është një fshat me 4 mijë banorë, jo shumë larg nga kufiri me Hungarinë. Policia ukrainase tha se ngjarja do të hetohet si një “sulm terrorist”.
VIDEO: 26 Injured As Ukrainian Councillor Detonates Grenades At Meeting
• A Ukrainian village Councillor set off hand grenades during a meeting at the headquarters of the village council of Keretsky in the Zakarpattia region, wounding 26 people.
• The incident triggered a… pic.twitter.com/Xsmd9kOMim
— Intel Region (@IntelRegion) December 15, 2023