Në qarkun e Korçës vijojnë reshjet e dëborës, duke sjellë vështirësi në qarkullin në aksin Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Ersekë.
Mësohet se mjetet borëpastruese ndodhen në terren për pastrim në mënyrë të vazhdueshme gjatë mbrëmjes së sotme, por edhe gjatë ditës së nesërme, ku priten ulje të temperaturave dhe reshje me intensitet deri mesatar.
Situata e motit në të gjitha akset është duke u mbikëqyrur rregullisht, për të siguruar qarkullim normal.
Drejtuesve të mjeteve iu u është kërkuar të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këto zona dhe të pajisen me goma dimërore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.