Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Putin njofton se do të kandidojë për një mandat tjetër presidencial

2023/12/08 at 4:19 PM
në Bota
Kohë leximi: 4 min
A A
Putin zgjedh vendin e parë në NATO që do vizitojë që nga nisja e luftës në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të premten se do të kandidojë për një mandat të ri gjashtëvjeçar si President i Rusisë në zgjedhjet që do të mbahen më 2024.


Putin ende gëzon mbështetje të gjerë pas gati një çerek shekulli në pushtet, pavarësisht se filloi një sulm ushtarak në Ukrainë që u ka marrë jetën mijëra bashkatdhetarëve të tij.

Megjithësi përballet me një kundërshtim simbolik në fletën e votimit, dhe gjasat për tu rizgjedhur janë pothuajse të garantuara, Putin tanimë është udhëheqësi më jetëgjatë i Rusisë që nga udhëheqësi komunist Josef Stalin.

Më 7 Maj të vitit 2000, Vladimir Putin bëri betimin e parë si President i Rusisë.

Pothuajse 24 vjet më pas ai njoftoi se dëshiron të mbesë udhëheqës i Federatës Ruse edhe për një mandat të ri duke shpallur kandidaturën për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm.

Ai u emërua president në detyrë në natën e Vitit të Ri më 1999, kur Presidenti Boris Yeltsin dha dorëheqjen papritur.

“Betohem në ushtrimin e kompetencave të Presidentit të Rusisë për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut”, tha Presidenti i sapo zgjedhur rus Putin ndërsa bënte betimin më 7 maj të vitit 2000.

“Kërcënimi kryesor për zotin Putin dhe ky kërcënim vetëm sa po rritet me kalimin e kohës, është vetë Putini. Jo ai që është sot, por zoti Putin nga viti 2000 ose 2004, kur ishte shumë më i ri, proaktiv dhe energjik. Në këtë aspekt ai po humbet gjithnjë e më shumë në krahasim me versionin e tij më të ri”, thotë Nikolay Petrov, studiues në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Një rebelim jetëshkurtër në qershor të këtij viti nga udhëheqësi mercenar Yevgeny Prigozhin nxiti spekulime se Presidenti Putin mund të humbiste kontrollin dhe imazhin e tij si udhëheqës të fortë do të dëmtohej.

Por duket se ai doli nga kjo situatë pa dëme të përhershme. Vdekja e Prigozhinit në një aksident të pasqaruar plotësisht me avion, dy muaj më vonë, përforcoi pikëpamjen se Presidenti Putin ka kontroll absolut.

Rreth 80% e popullsisë vazhdon ta përkrahë atë, sipas organizatës së pavarur për hulumtimin e publikut ‘Qendra Levada’.

Kjo mbështetje mund të jetë e sinqertë ose mund të pasqyrojë nënshtrimin ndaj një udhëheqësi, goditja e të cilit ndaj opozits i ka bërë të rrezikshme edhe kritikat relativisht të buta.

Qoftë për shkak të mbështetjes së vërtetë apo të detyruar, zoti Putin përballet me një kundërshtim simbolik në fletën e votimit për zgjedhjet e marsit të vitit 2024.

Vladimir Putin, tani në moshën 71 vjeçare, ka ndryshuar dy herë kushtetutën, në mënyrë që teorikisht të mund të qëndrojë në pushtet deri në mesin e të 80-tave. Ai tashmë është udhëheqësi më jetëgjatë i Kremlinit që nga udhëheqësi komunist Josif Stalini.

Sundimi i Presidentit Putin përfshin kohën përgjatë pesë presidentëve amerikanë, nga Bill Clinton deri te Joe Biden.

Në vitin 2008, ai u largua nga Presidenca për t’u bërë Kryeministër për shkak të kufizimeve kushtetuese, megjithatë mbeti forca kryesore politike e Rusisë. Në këtë kohë mandatet presidenciale u zgjatën nga katër në gjashtë vjet.

Ndryshime të tjera kushtetuese, që ai i miratoi tre vjet më parë, krijuan mundësinë që të vazhdonte të udhëhiqte edhe për dy mandate të tjera presidenciale.

Në kohën e këtyre ndryshimeve shqetësimi në rritje i tij për humbjen e pushtetit mund të jetë rritur: sondazhet e ‘Qendrës Levada’ tregonin se kishte rënie të përkrahjes popullore për të në 60%.

“Vendosa të kryej një operacion special ushtarak (në Ukrainë)”, njoftoi Presidenti rus më 24 shkurt të vitit 2022.

Sipas mendimit të disa analistëve, kjo rënie e popullaritetit mund të ketë qenë një ndër shtytësit kryesor të sulmit ndaj Ukrainës, në përpjekje për të konsoliduar mbështetjen për rizgjedhjen e tij.

Por lufta ka krijuar një pengesë rraskapitëse pasi asnjëra palë nuk bën përparim të konsiderueshëm, duke krijuar sfida të rënda ndaj ekonomisë, që ndikon në popullaritetin e zotit Putin dhe prirjes së rusëve për të lënë mënjanë shqetësimet rreth politikës së korruptuar dhe tkurrjes së tolerancës ndaj mospajtimit.

“Unë mendoj se ai e ka vënë veten, shumë kohë më parë, në një gjendje të tillë, ku e vetmja garanci e besueshme e sigurisë dhe e jetës për të është ruajtja e pushtetit. Më duket se Presidenti Putin nuk po shqyrton asnjë mundësi për t’u larguar nga pushteti. Në këtë kuptim, si reforma kushtetuese ashtu edhe të gjitha zhvillimet e mëvonshme kanë treguar se ai do të qëndrojë në pushtet për aq kohë sa të mundet”, thotë studiuesi Nikolay Petrov nga Instituti Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Edhe pse Presidenti Putin ka kohë që ka braktisur publikimin e imazheve ku ndër të tjera ai shihej duke ushtruar xhudo në dhjetorin e vitit 1999 apo gjysmë i zhveshur duke peshkuar si ajo nga gushti i vitit 2007, që dikur argëtonin dhe impresiononin botën, ai tregon pak shenja të ngadalësimit.

Pamjet filmike të vitit 2022 që e tregonin me fytyrë të fryrë dhe të ulur në një qëndrim të përkulur, çuan në spekulime se ai ishte i sëmurë rëndë, por së fundmi në paraqitjet publike, ai duket sërish në formë të pandryshuar.

“Kremlini është mjaft i kënaqur me ‘status quo’-në dhe nëse kjo vazhdon, ai do të zgjidhet lehtësisht në muajin mars”, thotë analisti Petrov./VOA

Etiketa: Vladimir Putinzgjedhje


Ju sugjerojmë

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
Bota

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

29 Shtator, 2025 10:31 pm
Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
Bota

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

29 Shtator, 2025 10:22 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Orban: Ukraina nuk është shtet sovran

29 Shtator, 2025 9:29 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër Torturës

29 Shtator, 2025 8:12 pm
Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze
Bota

Kina dënon me vdekje 11 anëtarë të familjes mafioze

29 Shtator, 2025 7:31 pm
Rënia e tregjeve nga tarifat, Trump-amerikanëve: Mos u tregoni të dobët dhe budallenj
Bota

“Filmi”/ Trump vendos 100% tarifë për produksionet që realizohen jashtë SHBA-së

29 Shtator, 2025 6:36 pm
Trump dhe Netanyahu takohen në Shtëpinë e Bardhë: I sigurt për paqe në Gaza
Bota

Trump dhe Netanyahu takohen në Shtëpinë e Bardhë: I sigurt për paqe në Gaza

29 Shtator, 2025 6:32 pm
“Nuk mund të përballoni një luftë me Rusinë”, Medvedev kërcënon përsëri Europën
Bota

“Nuk mund të përballoni një luftë me Rusinë”, Medvedev kërcënon përsëri Europën

29 Shtator, 2025 5:16 pm
Kush është George Soros?
Bota

Kush është George Soros?

29 Shtator, 2025 4:29 pm
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Zelensky: Rusia po përdor anije cisterna për të lëshuar dhe operuar dronë në Evropë

29 Shtator, 2025 8:28 am
Para
Kongresi i PS/ Dhuka: Shqipëria mbylli me sukses fazën e parë të negociatave me BE

Kongresi i PS/ Dhuka: Shqipëria mbylli me sukses fazën e parë të negociatave me BE

“Duroni edhe fjalimin tim”, Rama e nis me batutë fjalën e tij në kongresin e PS

“Duroni edhe fjalimin tim”, Rama e nis me batutë fjalën e tij në kongresin e PS

Media gjermane publikon foton, ky është 17-vjeçari nga Lushnja që vrau me plumb në kokë 27-vjeçarin nga Burreli 

Media gjermane publikon foton, ky është 17-vjeçari nga Lushnja që vrau me plumb në kokë 27-vjeçarin nga Burreli 
















TE FUNDIT

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit

Bojaxhi: Çmimet e produkteve i kemi shumë më të larta se vendet e tjera të rajonit
29 Shtator, 2025

Në emisionin Opinion është diskutuar në lidhje me çmimet e larta të produkteve ushqimore, duke analizuar shkakun e kësaj rritje...

Lexo më shumë

Hidhet në erë makina e administratorit të Fushë-Krujës

I vendoset tritol makinës së kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë
29 Shtator, 2025

Kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë i është vendosur lëndë plasëse në  automjet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës

Lufta në Gaza, zbardhen 20 pikat që do i japin fund luftës
29 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, së bashku me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë rënë dakord...

Lexo më shumë

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”

Marrëveshja për Gazën e pasluftës/ Trump do kryesojë “Bordin e Paqes”
29 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do të kryesojë një “Bord të Paqes” për të mbikëqyrur rindërtimin e Gazës sapo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com