Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat, ka komentuar aksionin opozitar në Kuvend duke thënë se opozita po lufton për të zhbllokuar Parlamentin.
Metau shpreh se qeveria e ka kapur Parlamentin dhe e ka shndërruar në noter të saj, duke asgjësuar parlamentarizimin.
“Nuk është opozita që e ka bllokuar Parlamentin, është qeveria ka kapur Parlamentin, e ka shndërruar në noter të saj që ka asgjësuar parlamentarizmin.
Ajo që opozita po lufton është që Parlamenti të zhbllokohet të përmbushë funksionet e tij kushtetuese, kontrolluese ndaj qeverisë”, tha Ilir Meta.