Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi u kap me armë zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak. në lokal
Policia bën me dije se bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në një lokal në rrugën “Him Kolli”, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, për kapjen e tij.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në lokalin ku po qëndronte shtetasi Aurel Lazaj, të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.
Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.