Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shefja e BE-së në Beograd: Serbia t’i zbatojë marrëveshjet ekzistuese

2023/10/31 at 5:11 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shefja e BE-së në Beograd: Serbia t’i zbatojë marrëveshjet ekzistuese

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka bërë thirrje Serisë gjatë një vizite në Beograd të martën që t’i zbatojë marrëveshjet e arritur deri tani mes saj dhe Kosovës.


Duke folur në një konferencë për media pas takimit me presidentin Vuçiç, Leyen tha se “sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit në veri të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm, autorët duhet të sillen para drejtësisë dhe të mbajnë përgjegjësi. Është vendimtare që të dyja palët të angazhohen dhe të ndjekin rrugën e normalizimit.

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi policinë e Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, duke e vrarë një polic. Gjatë konfliktit u vranë edhe tre sulmues serbë.

Leyen theksoi se është e rëndësishme që Serbia të mbështesë statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe që Kosova ta zbatojë atë.

“Përveç kësaj, Serbia duhet të fillojë t’i zbatojë marrëveshjet ekzistuese dhe të mos humbasë kohë për këtë”, tha Leyen.

E pyetur se si mund të kërkohet nga Serbia që ta njohë de fakto Kosovën, nëse pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Leyen tha se bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila u arrit në mars në Ohër mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësimin e BE-së.

Gjatë vizitës në Prishtinë të hënën, Leyen nënvizoi se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia de fakto ta njohë Kosovën. Ajo shpjegoi në Beograd se Marrëveshja e Ohrit parasheh hapa të ndryshëm që përfshijnë, për shembull, njohjen e dokumenteve të Kosovës nga Serbia.

Leyen tha se kjo, në anën tjetër, shkon edhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën Kosova duhet ta zbatojë.

“Kjo do t’i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane”, tha ajo.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se për Serbinë nuk është në pyetje njohja e Kosovës.

“Dhe këtë e kam thënë pafundësisht dhe nuk është e vështirë për mua dhe nuk më vjen turp, jam krenar që e them para presidentes së KE-së”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se “ne e dimë se cilat janë obligimet tona nga dialogu dhe jemi të gatshëm t’i përmbushim ato”.

Ai theksoi se Serbia e ka të qartë se çfarë nuk mund të bëjë kundër Kushtetutës.

“Ai qëndrim i Serbisë nuk ndryshon”, tha Vuçiç.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiq tha se statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është bazë e mirë për bisedime, por se ai nuk mund të flasë për hollësitë e draftit që ka marrë.

Ai tha se për momentin dy pengesa kryesore në rrugën e Serbisë drejt BE-së janë sanksionet ndaj Rusisë dhe marrëdhënia me Prishtinën. Serbia nuk iu bashkua politikës së jashtme të BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës. Pas takimit me presidenten e KE-së, Vuçiqi shkroi në rrjetin social Instagram se atë po e pret një ditë e tërë bisedimesh.

“Në të cilën do t’ia shpreh të gjitha llojet e mirënjohjes BE-së për ndihmën dhe mbështetjen që na ka dhënë, me shpresën se Serbia do të ketë forcën për t’i përmbushur detyrimet e saj të anëtarësimit dhe të bëhet pjesë e familjes së kombeve evropiane”, tha Vuçiç.

Përveç Vuçiçit, Leyen është paraparë të takohet edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Në kuadër të turneut të saj në Ballkan, Leyen e vizitoi edhe Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, ndërsa pas Beogradit do të shkojë në Sarajevë./REL



Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Para
Kupa e Botës 2034 “në duart” e sheikëve të Arabisë Saudite

Kupa e Botës 2034 "në duart" e sheikëve të Arabisë Saudite

Mesazhi në rreshta i Putin për Wagner: Betohuni për besnikëri ose çarmatosuni

Putin fajëson perëndimin për konfliktin në Lindjen e Mesme: SHBA ka nevojë për kaos global

“Armëpushim tani”, protestuesit kundër luftës në Gaza i ndërpresin fjalën sekretarit Blinken

“Armëpushim tani”, protestuesit kundër luftës në Gaza i ndërpresin fjalën sekretarit Blinken
















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}