Seanca e sotme plenare ka nisur me debate e përplasje fizike.
Deputetët e opozitës dhe mazhorancës janë përleshur fizikisht në Kuvend.
Teksa kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolli mori fjalën, pati kundërshti në radhët e opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren duke kërkuar që Garda të dalë nga salla. Po ashtu janë rikthyer pas 10 ditësh në seancë 23 deputetë të PD-së.
Në momentin që Vullnet Sinaj ka marrë fjalën nga vendi, deputetët e opozitës nuk e lejuan, debat që më pas u përshkallëzua deri në përplasje fizike.
Më pas deputeti Bledion Nallbati i cili i mbylli mikrofonin Sinajt, tentoi ta grushtojë.
Mësohet se Nallbati është përjashtuar nga seanca plenare. Kryetarja e Kuvendit kërkoi 5 minuta ndërprerje të seancës.