481 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në 24 orët e fundit, sipas autoritetit shëndetësor të Gazës. Në ditët e mëparshme, numri ishte dukshëm më i lartë, raporton Al Jazeera.
Në total 7,028 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit të fundit, 66 për qind e tyre gra dhe fëmijë, sipas autoritetit.
Pavarësisht intensifikimit të sulmeve, më herët ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë se vendi i tij nuk ka interes të luftojë me askënd tjetër përveç Hamasit.
“Ne po bëjmë luftë në frontin jugor kundër Hamasit, të përgatitur për çdo zhvillim në veri, Hezbollahu po pëson shumë humbje. Megjithatë, ne nuk kemi asnjë interes të zgjerojmë luftën”, tha Yoav Gallant duke iu përgjigjur nëse ekzistonte mundësia e një konfrontim me Iranin.
I pyetur për një pushtim tokësor të Rripit të Gazës, Gallant tha se nuk ishte “larg”, raporton Sky Neës. Izraeli deri më tani ka frenuar ofensivën e pritshme tokësore, me presion nga udhëheqësit perëndimorë për të pritur derisa të lirohen më shumë pengje.