Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Biden kërkon miliarda dollarë në fonde për të ndihmuar Ukrainën dhe Izraelin

2023/10/20 at 7:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Biden kërkon miliarda dollarë në fonde për të ndihmuar Ukrainën dhe Izraelin

Presidenti Joe Biden po i kërkon Kongresit të miratojë rreth 85 miliardë fonde të reja për Ukrainën, Izraelin dhe për nevoja humanitare për këto dy vende dhe Gazën. Kërkesa parashikon 61.4 miliardë ndihmë për Ukrainën, 14.3 miliardë për Izraelin dhe 9.15 miliardë ndihma humanitare.

Shifrat për kërkesën për ndihmën nga Shtëpia e Bardhë, u bënë të ditura të premten, një ditë pasi Presidenti Biden mbajti një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, ku ai argumentoi se është e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe Izraelin.

Nuk është e sigurt se kur mund të votohet për kërkesën e tij të re për fonde, pasi Dhoma e Përfaqësuesve është ende pa kryetar. Presidenti e mbajti fjalimin një ditë pasi u kthye nga Tel Avivi, duke treguar mbështetje për një nga aleatët kryesorë të Uashingtonit.

Presidenti Biden foli para kombit pas kthimit nga Tel Avivi, duke kërkuar më shumë fonde për Izraelin, një aleat kyç i SHBA-së, si edhe për të mbështetur Ukrainën kundër agresionit rus.

“Hamasi dhe Putin përfaqësojnë kërcënime të ndryshme, por ata kanë një gjë të përbashkët: të dy duan të asgjësojnë plotësisht një demokraci fqinje.”

Izraeli ka ndërmarrë bombardime në Gaza, në përgjigje të sulmit të pashembullt të Hamasit më 7 tetor.

Përveç mbështetjes për Izraelin, zoti Biden tha se Amerika gjithashtu duhet të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

“Historia na ka mësuar se kur terroristët nuk paguajnë një çmim për terrorin që shkaktojnë, kur diktatorët nuk paguajnë një çmim për agresionin e tyre, ata vazhdojnë të sjellin kaos, vdekje dhe shkatërrim”, tha presidenti Biden.

Përpara fjalimit të së enjtes, zoti Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të theksuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuara në mbështetjen për Kievin, tha Shtëpia e Bardhë.

Përveç ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe nevojat humanitare në këto dy vende dhe Gaza, kërkesa për fonde përfshin 14 miliardë për menaxhimin e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe luftën kundër trafikut të fentanilit.

7 miliardë dollarë do të jenë për rajonin e Indo-Paqësorit, me synim Tajvanin. Paketa e propozuar nga Shtëpia e Bardhë parashikon gjithsej rreth 105 miliardë dollarë.

Mes shqetësimeve se konflikti në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohet, protestues që bënin thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit u mblodhën këtë javë para Kapitolit në Uashington. Në një sondazh të fundit, 41% e të anketuarve thanë se SHBA duhet të mbështesë pozicionin e Izraelit.

“Udhëheqja amerikane është ajo që e mban botën të bashkuar. Aleancat janë ato që na mbajnë ne, Amerikën, të sigurt”, tha presidenti Biden.

Ky argument po përballet me skepticizëm. Protesta masive dhe në disa raste të dhunshme kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, kanë shpërthyer në kryeqytete të ndryshme të botës.

Shumë protestues e shohin Izraelin si një forcë pushtuese që vazhdon të aneksojë territorin palestinez, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që administrata amerikane denoncon aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia./ VOA

Ju sugjerojmë

Emrat/ Pesë zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë
Bota

Emrat/ Pesë zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë

15 Gusht, 2025 1:34 pm
Rritja e temperaturave, studimi: Kushtet klimatike nuk mbështesin “lulëzimin njerëzor”
Aktualitet

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

15 Gusht, 2025 1:17 pm
Dërgohen gjashtë helikopterë në tri vatrat aktive: Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë
Aktualitet

Dërgohen gjashtë helikopterë në tri vatrat aktive: Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë

15 Gusht, 2025 1:06 pm
Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim
Aktualitet

Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim

15 Gusht, 2025 12:49 pm
Situata e zjarreve, zjarrfikësit në luftë me flakët në të gjithë vendin
Aktualitet

Ndezën qëllimisht zjarre, arrestohen 3 persona në Fier e Lushnje

15 Gusht, 2025 12:38 pm
Vrau të bijën shtatzënë, Doksan Dushku kërkon ulje dënimi nga Gjykata e Lartë
Aktualitet

Vrau të bijën shtatzënë, Doksan Dushku kërkon ulje dënimi nga Gjykata e Lartë

15 Gusht, 2025 12:26 pm
Trump letër Begajt: Pres me padurim të ndërtojmë së bashku të ardhmen
Aktualitet

Trump letër Begajt: Pres me padurim të ndërtojmë së bashku të ardhmen

15 Gusht, 2025 12:09 pm
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës!
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/Kryebashkiaku Topçiu: Stop dhunës!

15 Gusht, 2025 12:02 pm
“Valixhja e Shkodrës” mirëpret udhëtarët në Rinas
Aktualitet

“Valixhja e Shkodrës” mirëpret udhëtarët në Rinas

15 Gusht, 2025 11:45 am
BE kritikon planin izraelit në Gazë
Bota

BE kritikon planin izraelit në Gazë

15 Gusht, 2025 11:21 am
Para
Avokati i dytë i Trumpit pranon fajësinë për komplot rreth rezultatit zgjedhor

Avokati i dytë i Trumpit pranon fajësinë për komplot rreth rezultatit zgjedhor

Hamasi liron dy pengje amerikane

Hamasi liron dy pengje amerikane

Donald Trump gati të rikandidojë për president

Akuzat ndaj Trump, gjykatësi kërcënon se do të burgosë ish-presidentin për shkeljen e urdhrit gjyqësor

TE FUNDIT

Emrat/ Pesë zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë

Emrat/ Pesë zyrtarët që po shoqërojnë sot Putinin në Alaskë
15 Gusht, 2025

Kremlini ka njoftuar se cilët zyrtarë do të shoqërojnë Presidentin Vladimir Putin në samitin e parë të udhëheqësve SHBA-Rusi që...

Lexo më shumë

Ikën i nxehti ekstrem, në fundjavë freskohet moti

Rritja e temperaturave, studimi: Kushtet klimatike nuk mbështesin “lulëzimin njerëzor”
15 Gusht, 2025

Moti pritet të freskohet këtë mes gushti. Sipas meteorologëve, fundjava do të sjellë ulje të temperaturave maksimale dhe minimale. “Dita...

Lexo më shumë

Dërgohen gjashtë helikopterë në tri vatrat aktive: Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë

Dërgohen gjashtë helikopterë në tri vatrat aktive: Fushë Arrëz, Mirditë dhe Bulqizë
15 Gusht, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Përmes një postimi në rrjete...

Lexo më shumë

Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim

Dhunohet futbollisti i Skënderbeut në Korçë, dy persona në pranga dhe 4 nën hetim
15 Gusht, 2025

Një futbollist i ekipit të Skënderbeut është dhunuar ditën e djeshme në Korçë nga një grup të rinjsh. Sipas uniformave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com